Ambasadorja e Holandës mahnitet nga madhështia e Mauzoleumit të Firdusit
Ambasadori e Holandës në Teheran, Susana Trastal e përshkroi arkitekturën e Mauzeleut të poetit të madh epik Iranian, Firdusi (940-1020) ) në provincën verilindore të Horasan Razavi si të "Madhështore".
Susana Trastal i bëri këto komente ndërsa ishte në vizitë në mauzole, duke shtuar se arkitektura e mauzoleut është shumë tërheqëse.
"Unë jam duke vizituar qytetin e shenjtë të Mashadit për herë të parë, por unë kam studiuar shumë për popullin iranian dhe poetin e madh të Iranit, Ferdusin, " tha ajo të mërkurën.
Esther Kuisch Laroche, drejtoreshë e zyrës dhe përfaqësuese e OKB-së në Iran, gjithashtu e shoqëronte Ambasadoren, SuzanaTrastal gjatë vizitës së saj.
Suzana Trastal ka udhëtuar për në Mashad për të marrë pjesë në Komisionin për Bashkëpunim Iran-Holandë për rindërtimin e kuritave të lumit Kashafrud dhe rrugën.
Lumi Kashafrud rrjedh nga Malet Hezar Masxhid në krahinën Horasan- Razavi dhe kalon në veri dhe në lindje të qytetit të Mashad.
Firdusi është i poet i famshëm për opusin e tij të madh letrare të kryeveprës 'Shahnameja"(Libri i Mbretërve) e cila ka një vend të rëndësishëm në letërsinë persiane.
"Shahnameja " është një poemë e madhe epike kombëtare e krijuar rreth 1000 vjet pas Hazreti Isait (a.s.), Krishtit. Kryevepra është në gjuhën e pastër perse, libri paraqet identitetin kombëtar iranian, që rrjedhin nga hiri i një kulture të lashtë së bashku me fisnikërinë e një gjuhë poetike.
Burimi: IRNA