Fillon Kursi për trajnimin e mësuesëve të Kur’anit në Indonezi
Ka filluar Edicioni i 12-të i kursit të trajnimi për mësuesit e Kur'anit të Shenjtë në Xhakartë, në kryeqytetin e Indonezisë.
Kursi është organizuar nga dega e Qendrës Dar –Al - Kur’an në Xhakartë, në bashkëpunim me Kujdestarinë e Xhamisë së Shenjtë të ‘Imam Hysejnit’.
Sipas faqes të internetit dar-alquran.org, kursi po mbahet për meshkuj.
Muntadhar al-Mansuri, një zyrtar i qendrës, tha se kursi i trajnimit për mësuesit e Kur'anit përfshin mësime në aspektet teorike dhe praktike të këndimit dhe mësimit përmendësh të Kur'anit.
Ai tha se mësimi përmendësh i një Xhyzi (pjesë) të Kur'anit dhe mësimet në Tavasheeh dhe Ibtihal (lloje të ndryshme të ilahive fetare) janë gjithashtu pjesë e programit.
Edicioni i 12-të i Kursit Kur'anor do të zgjatë dhjetë ditë.
Rreth 270 mësues Kur'anit, burra dhe gra, nga pjesë të ndryshme të Indonezisë kanë marrë pjesë në edicionet e mëparshme të Kursit Kur’anor.
Burimi: IQNA News