Misioni Dështoi: Baza Ajrore e Sheiratit Rinisi Veprimtaritë Në Të Njëjtën Ditë Në Të Cilën Predhat Vranë Civilët
Sulmi me predhat amerikane, në bazën ajrore të Sheiratit në Siri, përfundoi si një shkatërrim, jashtëzakonisht i madh, për fshatarët përreth kësaj baze.
Anembanë kishte pllakosur errësira, gjithandej mbizotëronte një heshtje varri dhe sytë ishin të mbyllur. Më pas vetëtinë dritat e shndritshme. Më tej dritaret u thyen copë-copë dhe ndjenjat e frikës, hodhën plotësisht kthetrat e terrorit. Ishte një ditë e premte, më saktësisht data 7 prill, kur banorët e fshatit në afërsi, të bazës ajrore të Sheiratit në Siri, përjetuan orë të tëra ankthi dhe tmerri.
Sulmi me predha, i urdhëruar nga Donald Tramp, i cili me sa dukej, ishte si një “shpagim”, ndaj “përdorimit” të armëve kimike, përfundoi me lëshimin, e 59 predhave tomahouk në këtë zonë, 23 nga të cilat goditën objektivin. Si pasojë e këtij sulmi, 14 njerëz u vranë, 9 nga të cilët ishin civilë të pafajshëm.
Në natën vijuese, banorët e fshatit të Sheiratit, u larguan nga shtëpitë e tyre, duke iu frikësuar një sulmi të ngjashëm, duke marrë me vete, vetëm gjërat më të nevojshme si veshjet e tyre. Megjithatë në të njëjtën ditë, baza ajrore rinisi veprimtaritë dhe ngritja sërish e avionëve në qiell, i bindi banorët për sigurinë, që i rrethonte ata në shtëpitë e tyre.
Një fshatar i zonës bën të ditur: “Stacioni, aeroporti dhe baza ajrore, rinisën veprimtaritë e tyre, në të njëjtën ditë. Them se kjo është një sfidë e madhe, për Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe aleatët e tyre”.
Në njërën anë, fshatarët janë në zi dhe po vajtojnë të rënët, ndërsa në anën tjetër, janë duke u orvatur të ndihmojnë ata, që kanë nevojë për ndihmë. Një tjetër fshatar citon kështu, për agjencinë e lajmeve RT: “Ky është një sulmi i turpshëm, i cili shkaktoi frikë në mesin e të miturve dhe civilëve, si dhe dëme të mëdha si në këtë fshat, ashtu dhe në fshatrat përreth”.
Shërthimet e predhave shkaktuan, ndërprerjen e energjisë elektrike dhe dëmtuan rëndë infrastrukturën e fshatit. Sh.B.A.-ja vrau civilë dhe shkaktoi një tmerr të vërtetë për të miturit, duke pretenduar se ata po “parandalonin” terrorin dhe në fakt po vrisnin njerëzit.
Burimi: http://iuvmpress.com/