İran

Nga Predha “Imad” Tek Ajo “Zilzal”. Kokat e Reja Luftarake Të Predhave Iraniane Të Brezit Të Ri

Eksperti izraelit Uzi Rubin, u shpreh në këtë mënyrë: “Irani nuk ka nevojë për armë bërthamore, sepse ai zotëron predha, me rreze të gjatë veprimi dhe armë të tjera të zhvilluara, nëpërmjet të cilave ai është i aftë, që të mbrojë vetveten. Ky është një dëshmues i hapur, i shtimit të shkallës së fuqisë marramendëse ushtarake të Iranit, në vitet e fundit”.

Lërmëni t’iu them, se në vitet e fundit Irani, ka prodhuar koka të reja luftarake, të predhave balistike të njëpasnjëshme të brezit të ri. Falë kësaj Irani, ka fuqizuar aftësitë e tij mbrojtëse dhe e ka shtuar ndjeshëm, shkallën e tij të përgatitjes për luftë. Sërish Irani, i cili zotëron një arsenal të tërë, të predhave të qitjes, filloi zhvillimin e fuqisë së predhave. Pohoj se Irani, shënoi përparime, me predhën “Imad”, shënoi vijimësi, me predhën “Fatih” dhe arriti në shkallën e fundit me predhën “Zilzal”.

Në këtë shkrim, do të hedhim dritë, mbi këndvështrimin e rëndësisë, së rrezes së veprimit, shkallën e saktësisë dhe fuqinë shkatërruese të këtyre predhave.

Predha “Imad”

Kjo është një predhë balistike, me rreze të gjatë veprimi, me lëndë djegëse të lëngshme, me saktësi të lartë, me aftësinë e lëshimit tokë-tokë. Predha “Imad”, e cila kreu me sukses, provën e saj të parë të qitjes, më datë 11 tetor të vitit 2015, e ka ruajtur saktësinë dhe fuqinë e saj shkatërruese, derisa arriti objektivin dhe në këtë këndvështrim, ajo pranohet si predha e parë, e llojit të prodhimit të predhave vendase iraniane.

Predha “Imad”, e cila kreu me sukses, arritjen e rrezes së veprimit deri në 1.7000 km, duke kaluar kështu predhën “Sixhxhil”, që ka si lëndë djegëse të ngurtë dhe predhën “Kadr F.”, që ka si lëndë djegëse të lëngshme, ia ka dalur mbanë që të jetë, pararoja e zhvillimit të predhës, me rrezen më të gjatë të veprimit, të lëshimit tokë-tokë. (Rrezja e veprimit e këtyre, dy predhave të fundit është 2.000 km).

Predha “Fatih 110”

Predha “Fatih 110”, e cila është një predhë e lëshuar tokë-tokë, kreu me sukses, provën e saj në vitin 2002, doli në publik, për herë të parë, në paradën ushtarake të vitit 2003 në Teheran. Rrezja e veprimit të saj është 259 km, pesha e saj është 3 ton dhe ka aftësinë e mbajtjes së peshës 500 kg. në kokën e saj luftarake, të mbushur me lëndë shpërthyese. Predha punon me lëndë djegëse të ngurtë dhe kjo gjendje i siguron asaj, mundësinë e lëshimit, pa patur nevojën e parapërgatitjes, në një mënyrë të shpejtë dhe të saktë.

Irani në gusht të vitit 2012, bëri të ditur kalimin e provës me sukses, të brezit të katërt të zhvilluar, të predhës “Fatih 110”. Teksa rrezja e veprimit, e kësaj predhe arrin në 300 km, ajo ka fituar dhe aftësinë e goditjes së lartë të saktësisë, në objektivat në tokë dhe det.

Predha “Fatih 313”

Predha “Fatih 313”, me rreze veprimi 500 km., punon me lëndë djegëse të ngurtë dhe me sensorë të prodhuar në vend. Republika Islame Iraniane, me prodhimin e kësaj predhe, me lëndë djegëse të ngurtë, hyri në mesin e radhëve, të disa shteteve të botës, që zotërojnë prodhimin e predhave, me lëndë djegëse të ngurtë.

Predha “Gjiri Pers”

Predha “Gjiri Pers”, e cila doli në skenë, për herë të parë, në dhjetor të vitit 2011, shënoi predhën e parë balistike, e cila tejkaloi shpejtësinë e zërit. Kjo predhë e cila zotëron, aftësinë e sulmimit të objektivave detare dhe shkatërrimin e anijeve më bashkëkohore. Rrezja e saj e veprimit është 300 km. dhe mban deri në 450 kg. në kokën e saj luftarake, të mbushur me lëndë shpërthyese.

Predha “Gjiri Pers”, e cila pranohet, se ka zënë vend, në mesin e armëve të zgjuara balistike, përdoret kryesisht, për të shënjestruar anijet. Predha “Gjiri Pers”, e cila lëshohet në tokë, e arrin objektivin e saj, në një shkallë të lartë saktësie, në mënyrë vertikale.

Predha “Gjiri Pers”, e cila mban 650 kg. në kokën e saj luftarake, të mbushur me lëndë shpërthyese, është e gatshme në përgatitjet për luftë dhe përdor lëndë djegëse të ngurtë, me synimin e arritjes së objektivit të saj, në mënyrë të pashmangshme.

Predha “Hurmuz 1” Dhe “Hurmuz 2”

Këto lloj predhash balistike, të lëshuara në det, pranohen si brezi i dytë, në mesin e predhave balistike iraniane. Pamja e jashtme dhe përbërja e predhave  “Hurmuz 1” dhe “Hurmuz 2”, i përngjajnë jashtëzakonisht shumë predhës së “Gjirit Pers”. Predha “Hurmuz 1”, e cila zotëron aftësinë e lartë të goditjes, mbi sipërfaqen e detit, ndërsa predha “Hurmuz 2”, ka një rreze veprimi 300 km. dhe bart deri në 650 kg. në kokën e saj luftarake, të mbushur me lëndë shpërthyese.

Predha “Dhulfikar”

Predha “Dhulfikar”, ka një rreze veprimi 700 km. dhe punon me lëndë djegëse të ngurtë. Predha “Dhulfikar”, është një nga prodhimet vendase iraniane, e cila zotëron aftësinë e lartë të qitjes. Falë kokës së saj luftarake të shkëputshme, kjo predhë zotëron, një fuqi të vërtetë shkatërruese, mbi objektivat e shpërndarë nga ajri, duke i shënjestruar këto të fundit që në ajër.

Disa nga veçoritë e predhës “Dhulfikar” janë, shkalla e saj e lëvizshme e lëshimit, fshehja e saj nga radarët, goditja e saj në shenjë, lehtësia, përdorimi i saj taktik dhe automatik, të cilat e bëjnë predhën “Dhulfikar”, të zotërojë teknologjinë e zhvilluar, falë së cilës kryen, goditjen e saj drejt e në shenjë.

Predha “Zilzal”

Predha “Zilzal” punon me lëndë djegëse të ngurtë. Rrezja e veprimit të saj është 250 km. dhe bart peshën e 600 kg. në kokën e saj luftarake, të mbushur me lëndë shpërthyese.

Për sa i përket prodhimit dhe përdorimit, të këtyre predhave, eksperti i industrisë së predhave Uzi Rubin, i ushtrisë pushtuese izraelite, ka theksuar disa herë, se industria e prodhimit të predhave balistike iraniane, që ndryshon me rreze veprimi nga 2.000 deri në 3.000 km. ka zënë fill vite më parë dhe është në zhvillim e sipër. Madje në këtë çast Irani, është shndërruar në një, nga fuqitë botërore në këtë fushë.

Eksperti izraelit, i cili është cilësuar, si arkitekti i programit të predhave, të regjimist sionist, ka lajmëruar se Irani në vitin 2007, me prodhimin e predhës “Ashura”, me rreze veprimi 2.000 km., ka shënuar një përshkallëzim të ndjeshëm në këtë fushë.

Ekspert izraelit Uzi Rubin, u shpreh në këtë mënyrë: “Irani nuk ka nevojë për armë bërthamore, sepse ai zotëron predha, me rreze të gjatë veprimi dhe armë të tjera të zhvilluara, nëpërmjet të cilave ai është i aftë, që të mbrojë vetveten. Ky është një dëshmues i hapur, i shtimit të shkallës së fuqisë marramendëse ushtarake të Iranit, në vitet e fundit”.

Burimi: Alwaght/ Medya Şafak