Kulturë - Art - Fe

Universiteti i Bagdadit organizon sesion të veprimtarive Kur’anore

Universiteti i Bagdadit në Irak organizoi  një seancë të këndimit të  Kur'anit.

Sipas agjencisë së lajmeve Kaf, ajo u mbajt në Sallën e Fakultetit të Shkencave Humane  ‘Ibn Rushd (Averroes)’  të Universiteti të Bagdadit.

Kjo erdhi pas një takimi të një delegacion nga zyra e Kur'anit e Njësive të Mobilizimi Popullor të Irakut,  e njohur si Hashd el- Shaabi, me zyrtarët e fakultetit.

Abu Ahmed al-Bagdadi, një zyrtar i zyrës, tha se ai paraqiti një raport në lidhje me aktivitetet e zyrës së Kur'anit gjatë takimit.

Ai shtoi se takimi ishte pjesë e përpjekjeve për të promovuar kulturën Kur'anore në mesin e studentëve të universitetit dhe në qendra akademike.

Aktivitetet Kur'anore janë zhvilluar në mënyrë të konsiderueshme në Irak që nga përmbysja e ish-diktatorit Sadam Huseinit në vitin 2003.

Ka pasur një tendencë në rritje të programeve Kur'anore të tilla si garat Kur’anore, seanca këndimi të Kur’anit  dhe programe  arsimore të mbajtura në  Irak  gjatë viteve të fundit.

Burimi: IQNA News