Mbi 280-të nga 80 vende marrin pjesë në Garat Kur’anore Ndërkombëtare në Iran
Në Garat Kur’anore Ndërrkombëtare që zhvillohen në Republikën Islamike të Iranit do të marrin pjesë përfaqësues të 80-të vende, tha një zyrtar.
Huxhet ul Islam Sejid Mustafa Husseini, kreu i Qendrës së Çështjeve Kur'anore dhe të Bamirësisë dhe Organizatës për Çështjet Fetare, tha për Agjencinë e Lajmeve IQNA se deri më tani, pjesëmarrjen e kanë konfirmuar 283 garues në Garat e 5-ta Kur’a'nore Ndërkombëtare në Iran.
Ata do të marrin pjesë në edicionin e 34-të të Garat Ndërkombëtar të Kur'anit të Republikës Islamike të Iranit, dhe në Garat Ndërkombëtare të Kur'anit për gratë, studentë të seminarit, të verbërit, si dhe nxënësit e shkollave, vuri në dukje ai.
Duke marrë parasysh ata që shoqërojnë garuesit dhe të tjerë të ftuar, numri i përgjithshëm i mysafirëve të huaj gjatë ngjarjeve Kur'anore do të arrijë në 400, shtoi Huxhet ul Islam Husseini.
Ai tha se anëtarët e panelit të jurisë, iranianë dhe të huaj, në të pesë Garat Kur’anore janë përzgjedhur dhe do të shpallen në ditët e ardhshme.
Garat e 5-ta të Kur'anit do të mbahen në Iran në muajin maj.
Vitin e kaluar, hafizë dhe këndues të Kur'anit nga mbi 70 vende morën pjesë në Garat Ndërkombëtare të Kur'anit në Iran.
Burimi: IQNA News