Kulturë - Art - Fe

Përfundoi Kursi i Specializuar Kur'anor për femrat në Naxhaf, Irak

Një kurs i specializuar Kur'anor për femrat është mbajtura në qytetin e shenjtë të Naxhafit, në Irak, përfundoi  këtë javë.

Fahimeh Sadat Mousawi nga Irani ishte instruktore e kursit, e cila paraqiti mënyrat e këndimit të Kur'anit, njoftoi Agjencia e Lajmeve  Qaf.

Departamenti i Çështjeve Kur'anore i Astan-it (Kujdestaria) e Xhamisë së Shenjtë të Imam Aliut (a.s.)  organizoi programin arsimor.

Më shumë se 30 femra, duke përfshirë edhe ato nga departamenti, si dhe studente të Qendrës Kur'anore Al-Keuther, në bashkëpunim me Astanin organizuan Kursin Kur’anor.

Sipas Anvar al-Hasnavi, udhëheqëse e seksionit të departamentit të femrave,  Kursi  Kur'anor ka zgjatur  dhjetë ditë.  

Ajo tha se kishte për qëllim rritjen e aftësive Kur'anore të pjesëmarrësve dhe zhvillimin e kapaciteteve Kur'anore të Astan.

Hasnavi shtoi se një seancë e Këndimit të Kur’anit u mbajt në fund të kursit, në të cilën u nderuan pjesëmarrësit dhe instruktorja.

E lindur në vitin 1977, Fahimeh Sadat  Mousavi  filloi për të mësuar Kur'anin në moshën pesë vjeçare.

Ajo është Udhëheqëse e Institutit Kur’anor  Bishárát-it Vahy në qytetin verilindor të Iranit, në qytetin e shenjtë të Mashhadit dhe kryeson Departamentin e Kur’anit në Universitetin Arman Razavi.

Ajo ka shërbyer edhe si anëtare e jurisë  në mbi 50 Gara Kombëtare Kur'anore në Iran.

Burimi: IQNA News