Sulm me bombë në Sankt Petersburg të Rusisë
Përfaqësuesi i prokurorisë shtetërore ruse Aleksandar Kurenoji e ka përshkruar shpërthimin vdekjeprurës në metro të Sankt Petersubugut si sulm terrorist, përcollën mediat ruse. Në shpërthimin e bombës në metro janë vrarë së paku 10 njerëz, ndërsa vlerësimet e para për të plagosurit sillen në mes 25-50. Njëkohësisht është gjetur dhe ç’aktivizuar edhe një bombë në metro në këtë qytet, ka lajmëruar komiteti antiterrorist rus.
Mediat ruse kanë lajmëruar se kamerat në metro ndoshta e kanë incizuar personin i cili dyshohet se qëndron prapa këtij veprim. Bomba e cila ka eksploduar gjendej në një çantë udhëtarësh. Kryetari i Rusisë Vladimir Putini ka thënë se po shqyrtohen të gjitha opsionet në prapavi të këtij sulmi, përfshirë edhe atë terrorist.
Mediat ruse në fillim kanë deklaruar se janë dëgjuar dy shpërthime, por zyrtarët rus më vonë kanë theksuar se ishte vetëm një shpërthim në metronë në mes dy stacioneve. Në vendin e ngjarjes ndodhen 41 ambulanca duke ndihmuar të plagosurit, me ç’rast janë përfshirë edhe disa helikopter.
Theksimet për viktimat e shpërthimit i ka konfirmuar edhe kryetari i Rusisë Vlladimir Putini i cili ka shpreh ngushëllime familjarëve të viktimave, dhe ka cek se ka biseduar me zyrtarët e shërbimeve kombëtare për siguri dhe ata po përpiqen të gjejnë shkaqet e shpërthimit të bombës në metro.
Drejtoria e metrosë së Sankt Petersburgut ceku se ka mbyll më së paku shtatë stacione. Sikurse cek Itar Tass duke u thirrur në burimet e saja nga policia, stacioni është në tym. Masat shtesë të sigurimit janë futur edhe në aeroportin “Pullkovo” në Sankt Petersburg, lajmëroi TASS.
Të gjitha stacionet e metrosë në Sankt Petersburg janë mbyll pas shpërthimit, ndërsa zyrtarët rus kanë kumtuar se evakuimi i udhëtarëve në këto stacione ka përfunduar me sukses.
Burimi: Al Jazeera