Iraku

Përfaqësuesi i al-Bagdadi është vrarë në perëndim të Irakut

Ajad al-Xhumaili, njeriu që besohet të jetë përfaqësuesi i i Abu Bakr Al-Bagdadi udhëheqësit të ‘Shtetit Islamik’, është vrarë, tha të shtunën Televizioni Shtetëror i Irakut,  duke cituar inteligjencën ushtarake të Irakut.

Autoritetet irakiane thanë  të shtunën se i dyti  në komandën e grupit terrorist Daesh u vra në një sulm ajror në perëndim të Irakut.

Në një deklaratë në televizion, Komanda e Forcave Ajrore Irakiane  tha se Abu Jahja, ministri i luftës i Daesh-it, u vra së bashku me dy udhëheqës të tjerë të grupit që ishin në shënjestër një vend të Daesh-it në qytetin al-Kaim në provincën perëndimore të Anbar-it. Nuk kishte asnjë koment nga Daesh mbi predentimin.

Në muajin shkurt, forcat tokësore irakiane filluan operacione të freskëta që kanë për qëllim largimin e militantëve të Daesh-it nga Mosuli perëndimor, bastion i fundit i grupit terrorist në Irakun verior.

Ofensiva është pjesë e një fushate më të gjerë nisur në tetorin e kaluar për të rimarrë të gjithë qytetin, të cilin e pushtoi Daeshi-i  në mes të vitit 2014.

Burimi: ABNA24