Amerike

Administrata e Trumpit nuk kërkon largimin e Asadit

Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk insistojnë në largimin e kryetarit sirian Bashar al Asadit në politikën e tyre ndaj vendit të goditur me luftë, ka deklaruar ambasadorja amerikane në Kombet e Bashkuara. Prioriteti ynë nuk është më në insistimin tonë për largimin e Asadit, ka thënë ambasadorja Nikki Haley.

Prioriteti ynë është realisht të shqyrtohet mundësia si të veprohet dhe me kë të bashkëpunojë dhe të bëjmë diç për popullin sirian, ka shtuar Nikki Haley. Nuk mundemi me çdo çmim të jemi të preokupuar në Asadin në mënyrën si ka bërë administrata  e kaluar, ka përfunduar ambasadorja amerikane në KB.

Asadi në shkurt të këtij viti ka theksuar se ushtria amerikane do të jetë e “mirëseardhur” në Siri në luftë kundër ISIS-it në rast se do të koordinohet me qeverinë e Damaskut dhe do të pranojë sovranitetin e shtetit të tij. SHBA-ja nën administratën e Barack Obamës ka bërë thirrje në largimin e Asadit nga pozita e tij dhe ka mbështetur kryengritësit të cilët u rebeluan dhe luftonin kundër tij.

Përveç kësaj zhvillimi i ri i situatës në Egjipt  jep me të drejtë të mendojmë se si ngadalë po vjen gjer te rehabilitimi i regjimeve të vjetra, duke marr parasysh se Mubaraku është lëshuar nga burgu. Poashtu në kontest të kësaj nuk mund  të mos përmendim edhe “Vëllazërinë Myslimane” si dhe një varg organizatash terroriste të cilët veprojnë edhe sot në Lindjen e Afërt, por edhe nëpër botë. Në fillim të vitit flitej se”Vëllazëria Myslimane” së shpejti nga ana e administratës amerikane do të shpallej organizatë terroriste.

Në janar të këtij viti Ligji i këtillë është dërguar në procedurë në Kongresin amerikan. Shumë analistë janë të shqetësuar se në rast se SHBA-të etiketojnë tërë vëllazërinë si grup terrorist , kjo do të komplikojë edhe më shumë marrëdhëniet e tyre diplomatike me shumë shtete, duke përfshirë Turqinë, Egjiptin. Katarin, Emiratet Arabe, Arabinë Saudite, aleatët e dikurshëm kyç të amerikanëve. Nuk është e qartë se cili fraksion brenda administratës amerikane ka përparësi. Senatori Ted Cruz dhe përfaqësuesi Mario Diazp Balart në fillim të këtij viti në Kongresin amerikan kanë propozuar propozim ligjin për hedhjen e “Vëllazërisë Myslimane” në listën e organizatave terroriste.

Burimi: GlobalCir