Familja mbretërore saudite po luan me zjarrin
Gjatë këtyre 30 viteve të fundit, shoqëria e Arabisë Saudite ka kaluar në tri periudha të ndryshme. Të paktën njëra nga këto periudha zotëron potencialin për të sjellë një ndryshim radikal në shoqërinë saudite duke e tronditur fort stabilitetin e regjimit aktual.
Gjatë këtyre 30 viteve të fundit, shoqëria e Arabisë Saudite ka kaluar në tri periudha të ndryshme. Të paktën njëra nga këto periudha ka pasur potencialin për të sjellë një ndryshim radikal në shoqërinë saudite duke e tronditur fort stabilitetin qëndrueshmërinw e regjimit aktual.
Hapi i parë ndër këto tre periudha ka qënë: moderniteti. Në Arabinë Saudite, në saj të gjithë atyre që janë arsimuarë në Perëndim dhe më pas janë kthyer në venndin e tyre, nëpërmjet mjeteve dhe mënyrave të komunikimit shoqërore kanë bërë të mundur që të tërheqë vëmendjen më shumë se kurrë uria për globalizim. Mes modelit perëndimor, i cili i kishte dhënë një goditje të rëndë udhëheqjes patriarkale saudite dhe modelit tradicional është krijuar një marrëdhënie e ngushtë që në të shkuarën ishin përplasun në rrugë të ndryshme tashmë janë barazuar. Përpos modernitetit materialist, qëndron diku gjetkë edhe metoda e konservatorëve religjozë. Kjo dyshe e ka rritur ndjeshëm nivelin e dhunës në vitet e fundit dhe brezi i ri në shenjë rebelimi shpeshherë ka përqafuar këto vlera moderne. Të rinjtë kanë ngritur kryet dhe janë rebeluar kundrejt vlerave fisnore, përqasjes së shoqërisë së udëheqjes konservatore dhe famijes mbretërore. Pikërisht për këto arsye, çdo ditë edhe më shumë po shtohen dyshimet nëse familja mbretëore e ka akoma forcën dhe fuqinë për të udhëhequr vendin.
Ndërsa hapi i dytë që u hodhi ishte radikalizimi. Arabia Saudite është burimi kryesor i radikalizimit të islamit në botën e myslimanëve sunni. Vetëm gjatë pothuajse dhjetë viteve të fundit, mbretëria ka investuar pothuajse një miliard dollarë për ta kthyer besimin vahhabi në besimin kryesor në gjeografinë e myslimanëve (veçanërisht në rajonet ku gjenden në shumicë myslimanët e medhhebit Hanbeli, i cili ëshhtë më radikali ndër katër medhhebet). Ky projekt është implemetuar kudo, përfshirë këtu edhe Perëndimin.
Si pasojë e kësaj dhe historisë së trishtë të regjimit saudit, brenda vendit çdo ditë e më shumë është rritur radikalizmi religjoz në mesin e të rinjve. Pikërisht kjo pjesë e shoqërisë së të rinjve e akuzon regjimin aktual mbretëror për dyfytyrësi. Sepse familja mbetërore është e para e cila nuk zbaton ato këshilla fetare për të cilat vetë udhëheqja bën thirrje. Të rinjtë sauditë i fajësojnë edhe komunitetet fetare se ato janë bërë lodra në duart e sistemit të elitës së prapambetur. Për më tepër, dhjetra mijëra të rinjë po i bashkon organizatave të ndryshme xhihadiste që bëjnë thirrje për rrëzimin e familjes mbretërore.
Si kundërpërgjigje, për t’i bërë ballë këtyre lëvizjeve princi trashëgimtar i fronit dhe ministri i punëve të brendshme, Muhammed bin Nayif ka aplikuar metoda të tilla parandaluese si burgu, tortura dhe dënimi me vdekje. Për më tepër, nëpër xhami janë mbledhur dijetarët dhe mësuesit e fesë duke i trajnuar ata se si duhet të luftojnë ekstremizmin. Edhe pse të gjithë këto hapa kanë shërbyer sado pak për të ulur deri diku dhunën nuk kanë mundur që të shtypin kurrësesi ato ndjesi që ngrihen në formë kori në mesin e të rinve. Modeli politiko-fetar që është përhapur në masë në mesin e të rinjve nuk përputhet me standardet e vendosura nga sistemi aktual. Shumë dijetarë fetarë, duke lënë mënjanë punët që mund t’i sillnin përfitme përkrah regjimit, i janë bashkuar të rinjve radikalë kundër qeverisë. Këta dijetarë fetarë në sytë e shumë të rinjve shihen tashmë si autoriteti jo zyrtar shpirtëror i tyre.
Moderiteti dhe radikalizmi janë dy kryengritje që takohen me njëra tjetrën. Sepse të dyja kanë privilegjin për të përgdorur teknika moderne të kontrollimit të pjesës më të vështirë të shoqëisë. Lojtarët kryesorë të cilët kanë përdorur këto teknika, tashmë i kanë vënë vetes për qëllim që ta zëvendësojnë qeverinë aktuale me një qeveri tjetër: një vend më të lirë, më të mië dhe të papërulur se shumë shtete të tjera dhe me një sheriat të zbatueshëm për të gjithë pjesët radikale të shoqërisë.
Princi tashëgimtar dhe ministri i mbrojtjes së Arabisë Saudite, Muhammed bin Selman po përpiqet të bëjë një sentezë të guximshme kundër këtyre dy hapave: një qeveri institucionale moderne e mbështetur tek brezi i ri i kulturuar dhe paqësor. Gjatë një fjalimi që mbajti në vitin 2016, princi trashëgimtar i paraqiti popullit të tij një plan deri në vitin 2030. Në pjesën më të mirë të tij, ky plan mbështetet mbi shoqërinë moderne. Sipas këtij plani, qeveria do të fokusohet më shumë tek qytetarët e tij dhe më pak tek xhemaatet. Nëse kjo mendësi arrin që të sillet në jetë, kjo situatë do ta ulë ndjeshëm rëndësinë e vetë familjes mbretëore. Për më tepër, familja mbretërore do të humbë edhe fuqinë që e fitonte nga aleancat historike që ka pasur gjithnjë me fiset dhe me komunitetet fetare.
Bashkëngjitur me këto ndryshime, kalimi në sistemin modern ekonomik do të rritet ndjeshëm pozicioni i qytetarëve dhe shoqërive që janë pjesë e klasës së mesme punëtore. Për këtë arsye, kjo klasë duke mbledur të gjithë fuqinë që do të mundtë, do të hyjë në një konkurrencë me fiset, tradicionalët, një pjesë të xhemaateve dhe vetë regjimin mbretëror. Një kujtesë: Regjimet diktatoriale në Egjipt dhe Libi u rrëzuan pak a shumë për të njëjtat arsye të ardhura nga situata të ngjashme me ato të Arabisë Saudite. Mesa duket, familja mbretërore saudite, ashtu siç mendonin edhe famijet e tjera mbretërore të gadishullit arabik mendon se mund ta ketë fuqinë për t’i parandaluar skenare të këtilla.
Burimi: El Meyadin / Medya Şafak