Botohet në tri gjuhë libri "Pranvera në Pranverë"
Falë Drejtorisë për Çështjeve Turistike për të huajt të Astan Kuds Razavi, të Xhamisë së Shenjtë të Imam Rizait do të botohet libri "Pranvera në Pranverë", në tri mijë kopje, në tri gjuhë.
Sipas Astan News, Drejtori i Turizmit të Astan Kuds Razavi tha:
"Çdo vit pas fjalimit të Udhëheqësit Suprem, Ajetullah Sejjid Ali Hamenei, në Xhaminë e Shenjtë të Imam Rizait, porositë e tij do të përkthehen dhe do të publikohen në formën e një libri në tri gjuhë. "
"Libri me titull" Pranvera në Pranverë "do të botohet në tri gjuhë, në arabisht, anglisht dhe urdu, secili me një tirazh prej njëmijë kopjesh, të cilat do të shpërndahen në Dar al-Rahmah për folësit e gjuhës arabe, në Hyrjen Ghadir për vizitorët që flasin anglisht dhe në Hyrjen Kuvsar për vizitorët që flasin gjuhën urdu. Librat do të shpërndahen në muajin e parët të Viti të Ri Iranian, tha Sejjid Muhammed Xhevad Hashemi Nexhad.
"Shumë vizitorë jo-iranian përpiqen për të marrë më shumë njohuri rreth politikës dhe strategjive të Republikës Islamike të Iranit duke u informuar me leximin e broshurave, tha ai..
Duhet të theksohet se shumë vizitorë të huaj në Xhaminë e Shenjtë të Imam Rizait, në ditën e parë të Farvardin-it, Viti i Ri i Iranit, 1396, nga prania në Hyrjen e Dar al-Rahmah dhe Kuvsar të Oborrit të Xhamisë së Shenjtë të Imam Rizait, mund të përfitojnë nga libri ‘Pranvera në Pranverë’ shkruar nga Udhëheqësit Suprem, Ajetullah Sejjid Ali Hamenei.
Burimi: ABNA24