Hashani: Kryeministri nuk ka të drejtë të pengojë FSK
Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Nait Hasani, ka theksuar se është në dorën e Qeverisë që ta dërgoj në Kuvend projektligjin për Forcën e Sigurisë së Kosovës (FSK), të cilin e ka propozuar presidenti i vendit.
Ai ka thënë se ky projektligj nuk bie ndesh me asnjë veprim tjetër, dhe se ushtria sipas tij, duhet të formohet urgjentisht për shkak të rrezikut të madh që po i kanoset rajonit.
“Formimi i ushtrisë tash po bëhet si një farë loje politike, dhe se ata që e pengojnë duhet me marrë përgjegjësi politike dhe kombëtare”, ka shtuar Hasani.
Sipas tij, as kryeministri nuk ka drejt ta pengoj formimin e ushtrisë së Kosovës, “ngase FSK është ndërtuar mbi kapacitete të NATO-s dhe Shteteve te Bashkuara të Amerikës (SHBA).