Kulturë - Art - Fe

Rusia e gatshme për Garat Kur’anore Ndërkombëtare për Studentët Muslimanë

Një zyrtar nga Këshilli i Myftive të Rusisë tha se vendi i tij është gati të presë edicionin e gjashtë të Garave Kur’anore  Ndërkombëtare  për Studentët Muslimanë.
Andar Galiov, drejtor i departamentit ndërkombëtar të këshillit, tha për Agjencinë e Lajmeve IQNA se një ngjarje e tillë Kur'anore  mund të ndihmojë në promovimin e aktiviteteve të studentëve të universitetit "në fusha Kur'anore si të mësimit përmendësh të Kur’anit, këndimit të Kur’anit dhe parimeve të Kur’anit.   

Ai tha se një propozim i është bërë  Organizatës të Akademikëve Aktivistë Kur’anor Iranian (IAQAO) për mbajtjen e Garave Kur’anore në Moskë ose në një tjetër qytet të Rusisë dhe se bisedimet për këtë çështje janë duke u zhvilluar.
Edicioni i Gjashtë i Garave Kur’anore Ndërkombëtar të Kur'anit për Studentët Muslimanë ishte planifikuar të mbahet në qytetin verilindor të Iranit, në Mashhad, por u anulua për shkak të ndërhyrjes me programet e ndryshme të Mashhadit, i cili është shpallur Kryeqyteti Kulturor i Botës Islame për viti 2017.

Andar  Galiov gjithashtu përshëndeti një memorandum të fundit të mirëkuptimit (MM) nënshkruar kohët e fundit mes Këshillit dhe Organizatës të Akademikëve Aktivistë Kur’anor Iranian (IAQAO)  për bashkëpunim në fusha Kur'anore dhe Islamike, duke thënë se Rusia mirëpret zgjerimin e bashkëpunimit me Iranin dhe vende të tjera muslimane.
Memorandumi u nënshkrua në Moskë javën e kaluar, gjatë një udhëtimi në Rusi nga ana e përfaqësuesve të Qendrës së Akademik Iranian për Arsim, Kulturë dhe Hulumtime (ACECR) e cila është një degë e Organizatës të Akademikëve Aktivistë Kur’anor Iranian (IAQAO). 

Burimi: IQNA News