Kosova

Mjekët shqiptar bëjnë bujë nëpër botë

Dr. Florin Ramadani, i specializuar në kirurgji ortopedike me një eksperiencë pune shumëvjeçare në Austri, përveç sukseseve të shumta që ka arritur në shtetin austriak dhe padyshim dhe në Kosovë, për punën dhe suksesin e Dr.Florin Ramadanit kanë shkruar edhe mediat e shteteve të huaja.

Njëra ndër to është edhe www.ziaruldeiasi.ro ku kishte publikuar një artikull me titull “Evropa ka një profesor me reputacion ortoped i asociuar nga UMF Iasi”. Ku ndër të tjerash shkruhej:

“Senati i Universitetit të Mjekësisë dhe Farmacisë në Universitetin "Grigore T. Popa" vendosi njëzëri dhënien e titullit Profesorit i Asociuar për Dr.Florin Ramadani, ky një mjek i shquar në Klinikën e Ortopedisë dhe Traumatologjisë në Wels të Austrisë. Dr. Florini erdhi disa herë në Iasi, ku ai merrej me shërimin e pacientëve të cilët kishin probleme ortopedike, duke përdorur teknika të reja kirurgjikale me anë të cilave vëreheshin ndryshimet e mëdha.