Vepra e dijetarit sufi përkthehet në gjuhën suahil
Komuna e Konjës ka përkthyer veprën me famë botërore të Xhelal al-Din Muhammed Rumiu në gjuhën në Suahili, thanë zyrtarët.
Rumiu - titulli i tij Mevlana do të thotë dijetar - ishte një poet, filozof sufi, lindur në Afganistan në 1207. Trashëgimia e tij poetike është shumë popullore, veçanërisht popullor në të gjithë botën perëndimore, në Azinë qendrore dhe jugore, ai është varrosur në Konya, në Anatolinë qendrore.
"Methnevia është përkthyer në gjuhën suahili, një nga gjuhët më të shquara të botës", tha të hënën, Kryetari i Komunës së Konjes, Tahir Akyurek, sipas Agjencisë Anadolu.
Methnevia, një poemë e gjatë në më shumë se 50.000 strofa, është konsideruar si një nga veprat më me ndikim e sufizmit dhe letërsisë persiane.
"Methnevia është publikuar në 25 gjuhë që nga viti 2005", ka thënë Kryetari i Komunës së Konjes, Tahir Akyurek."Objektivi ynë është që të përkthejmë ‘Methnevinë’ në 50 gjuhë."
Methnevia ose Masnavi-i Ma'navi është një nga veprat më të njohura dhe më me ndikim të sufizmit dhe letërsisë persiane. Vepra përbëhët nga gjashtë vëllime me poezi që arrijnë në më shumë se 50.000 strofa, që tregojnë rrugën e tij përmes 424 ngjarjeve që ilustrojnë situatat e njeriut në kërkimin e tij për Zotin.
Gjuha suahili është një gjuhë e cila flitet nga rreth 150 milionë njerëz në të gjithë Afrikën Lindore, duke përfshirë shtetet si Kenija, Tanzania, Republikën Demokratike e Kongos dhe Somalia.
Burimi: World Bulletin