Kulturë - Art - Fe

Ajetullah Boruxherdi Alavi: Islami mirëpret Nevruzin

Ajetullah Buruxhurdi Alavi
Ajetullah Buruxhurdi Alavi

"Nevruzi nuk është festë Islame; Festat tona kryesore fetare Islame  janë   Fitër Bajrami dhe Kurban Bajrami, Nevruzi nuk është një prej tyre; kjo është një traditë që daton në epokën para-Islamike; Imam Xhafer el-Sadik (a.s.) e  ka miratuar  ruajtjen e traditave të tilla të mira duke përfshirë Nevruzin , tha  Ajetullah Buruxherdi Alavi.
Dijetari i madh musliman shia, iu drejtua një grup të hoxhallarëve në Kum ku ai foli në lidhje me festën e Nevruzit  (Viti i Ri Iranian) dhe në sfondin e tij historik në epokën para-Islamike në Iran. Ai tha:
Nevruzi është një traditë e bukur i cili daton në epokën para-Islame dhe Zoroastriane në Iran. Por kjo nuk do të thotë që ne duhet t’i shoqërojmë të gjitha traditat e Nevruzit nga Zoroastrianizmi. Nuk ka festa të tilla si Nevruzi  në Islam, por as feja jonë Islame nuk është dakord me festuar atë’

Festat kryesore Islamike janë Fitër Bajrami dhe Kurban Bajrami të cilat festohen çdo vit në bazë të kalendarit islamik. Nevruzi festohet para Epokës Islame dhe ende festohet me këtë datë.

Disa prej traditave dhe zakoneve para-Islamike  u konsideruan si të mira në Islam dhe kështu u miratuan nga Pejgamberi, Muhammedi (a.s.) , kështu që ai i ka miratuar ruajtjen e tyre. Imam Aliu (a.s.) ka këshilluar, gjithashtu, ruajtjen e traditave të mira në letrën e tij drejtuar Malik el-Ashtarit.
Ka edhe disa transmetime Islame që e konsiderojnë  Nevruzin si një festë të vlefshme, Imam Xhafer el-Sadiku (a.s.) ka thënë:

"Në ditën e parë të Nevruzit, veshin rrobat tuaja më të mira dhe parfumosëni."

Burimi: ABNA24