Suudi Arabie

Riadi është promotor shtetëror më i madh i terrorizmit

Arabia Saudite, e jo Irani, është sponzoruesi shtetëror më i madh i terrorizmit në rajon dhe botë, është titull befasues i revistës amerikane The Huffington Post.“Arabia Saudite e jo Irani, është sponzoruesi shtetëror më i madh i terrorizmit dhe vehabizmit në botë, për shkak të cilit mbetet burim i ekstremizmit” shkruan The Huffington Post. Duke komentuar deklaratat e administratës amerikane, e cila e akuzon Iranin për financimin e terrorizmit, gazeta amerikane ka publikuar listën prej 61 grupe, të cilët State Departamenti amerikan i ka shpall organizata terroriste, ndërsa shumica e tyre janë grupet vehabite të cilët i ka financuar Arabia Saudite.

“Vehabizmi është ideologjia radikale sunduese në Arabinë Saudite, të cilën lirshëm e predikon kleri i lidhur me familjen mbretërore Al Saud, me të cilën frymëzohen ekstremistët dhe grupet terroriste anembanë botës. ISIS-i është grupi kryesor terrorist me ideologjinë e cila njerëzit tjerë të religjioneve tjera dhe myslimanët”e këqinjë” i definon si”pabesimtarë të cilët duhet vrarë”, shkruan The Huffington Post. Gazeta njashtu cek përpjekjet dhe masat të cilat Arabia Saudite investon që të zgjidh imazhin e saj si sponsor i terrorizmit.”Arabia Saudite shpenzon miliona dollar në vit, në kompanitë për marrëdhënie me opinionin publik në Washington ashtu që të jenë të sigurt së nuk duken si sponsor shtetëror i terrorizmit. Riadi po përpiqet tani të distancohet nga predikuesit e urrejtjes dhe i dënon veprat e rënda terroriste të cilët po kryhen në botë, por njëkohësisht i pranon porositë vehabite”, thekson gazeta. The Huffington Post në fund propozon Washingtonit që të heqë dorë nga standardet dyfishe në qasjen e tyre ndaj vendeve të cilët financojnë dhe promovojnë terrorizmin.   

“Shtetet e Bashkuara të Amerikës duhet të ndalojnë të trajtojnë ndryshe sponzorët  shtetëror terrorist implicit dhe eksplicit. Përpjekjet e Arabisë Saudite  e cila më shumë e përmban se sa që e ç’rrënjos ekstremizmin, nuk do të duhej të lavdërohen si parner të vërtetë”, përfundoi The Huffington Post.                                                                      

Burimi: Logiçno