Amerike

Muslimanëve në Amerik i shtohet dhuna.

Dhuna ndaj myslimanëve në Amerikë është shtuar akoma më shumë me fitoren e Donald Trump në postin e presidentit.

 

Sa i përket kësaj më shumë se 300 myslimanë kanë reaguar ndaj deklaratave islamofobe të Donald Trump. 291 anëtarë të këshillit të marrëdhënieve Islam-Amerikë, drejtues xhamisë, profesorë universitetesh, krerë grupesh islamike si dhe shumë figura të njohura islame, në një letër drejtuar presidentit të zgjedhur amerikan nga Donald Trump dhe anëtarët e kabinetit të zgjedhur prej tij, kërkuan të respektojnë ligjet e Amerikës dhe në veçanti kushtetutën e këtij vendi. Letra e myslimanëve të Amerikës për presidentin e zgjedhur amerikan u publikua pas lajmit se Donald Trump do të ngre një sistem kontrolli të rreptë ndaj myslimanëve.

 

Mesa duket me futjen e Donald Trump më 20 janar në shtëpinë e bardhë, janë shtuar shqetësimet për qëndrimet dhe veprimet e tij anti-islame dhe kundër myslimanëve në Amerikë. Këto shqetësime janë shtuar për shkak të deklaratave të tij gjatë fushatës elektorale por edhe për shkak të premtimit të fundit që ka dhënë Trump për monitorimin dhe kontrollin e ashpër të myslimanëve në Amerikë. Trump si pretekst për të kontrolluar myslimanët ka nxjerrë parandalimin e çdo rreziku të mundshëm terrorist në Amerikë. Nga ana tjetër deklarata dhe qëndrimet anti-islame të Trump, kanë krijuar pretekst të mjaftueshëm për rrymat e ekstremit të djathtë dhe ato raciste në Amerikë që të sulmojnë qendrat islame dhe myslimanët në këtë vend. Sipas statistikave më shumë se 60% e myslimanëve në Amerikë, përjetojnë diskriminim, ofendime dhe përballen me akte raciste dhe islamofobe.