İran

Mbi 85.000 iranianë shkojnë në Haxh këtë vit

Organizata e  Haxhit e Iranit tha se këtë vit do të shkojnë në Haxh  më shumë se 85.000 iranianë.

Sipas një deklarate të lëshuar të premten, organizata tha se regjistrimi për shkuarjen në Haxh do të fillojë së shpejti.
Shkuarja në Haxh u mundësua  pas bisedimeve të suksesshme mes Iranit  dhe  Arabisë Saudite rreth kërkesave të Iranit, i cili kërkonte të përfshihet  garancia për sigurinë e haxhinjve iranianë.
Duke pasur parasysh fjalën e Liderit të Revolucionit Islamik,  Sejjid Ali Hamenei,  siguria e zyrtarëve iranianë, e dinjitetit dhe nderit të haxhinjve iranianë dhe lehtësimi e ofrimi i shërbimeve konsullore, mjekësore dhe të tjera të rëndësishme të haxhinjve  iranianë, një marrëveshje është arritur me Ministrinë e Haxhit  dhe Umres  të Arabisë Saudite për dërgimit e haxhinjve iranianë në Haxh këtë vit, tha organizata. 

Republika Islamike kishte vendosur për të ndaluar dërgimin e haxhinjve në Haxh për shkak të shqetësimeve rreth sigurisë, pas dy incidenteve vdekjeprurëse  që morën jetën e më shumë se 470 haxhinjve iranianë gjatë Haxhit të vitit 2015.
Ditë pas shtrydhjeve vdekjeprurëse të haxhinjve, e cila ka ndodhur në shtator të vitit 2015, Arabia Saudite publikoi numrin e të vdekurve në  770, por nuk pranoi për të ndryshuar numrin, pavarësisht se numri ka qenë më i madh nga vende të veçanta, shtetasit e të cilëve kanë qenë në mesin e viktimave të shtrydhjeve.  Irani tha se rreth 4,700 haxhinj, duke përfshirë më shumë se 465 prej shtetasve të tij, humbën jetën në këtë incident.
Më herët atë muaj, një vinç masiv ndërtimi kishte rënë në Xhaminë e Madhe të Mekës, duke vrarë më shumë se 100 haxhinj, duke përfshirë 11-të iranianë, dhe duke plagosur mbi 200 të tjerë, në mesin e tyre 32 shtetas

iranianë.  

Burimi: IQNA News