Nasrullah: Të gjithë armiqtë e Sirisë janë mposhtur

Gjatë një deklaratë të ditës së djeshme, Sekretari i përgjithshëm i Hizbullahut, Sejjid Hasan Nasrallahu është shprehur se tashmë të gjithë armiqtë e Sirisë që kanë thurur komplote kundër saj janë mposhtur

Nasrullah: Të gjithë armiqtë e Sirisë janë mposhtur
Nasrullah: Të gjithë armiqtë e Sirisë janë mposhtur

http://ydh.com.tr/resimler/haberler/312/15128.jpg

Nasrullah: Të gjithë armiqtë e Sirisë janë mposhtur

Gjatë një deklaratë të ditës së djeshme, Sekretari i përgjithshëm i Hizbullahut, Sejjid Hasan Nasrallahu është shprehur se tashmë të gjithë armiqtë e Sirisë që kanë thurur komplote  kundër saj janë mposhtur

ML- Sekretari i përgjithshëm i Hizbullahut, Sejjid Hasan Nasrallahu, gjatë një fjalimi që ka mbajtur me rastin e celebrimit të Ditës së Gruas në Botën Myslimane, që shënon në ditëlindjen e Hz. Fatmës ka prekur ngjarjet më të fundit në Liban dhe në të gjithë rajonin.

Sejjid Hasan Nasrallahu, i cili e ka filluar fjalën e tij duke përkujtuar ditëlindjen e Hz. Fatmës, kur kaloi në pjesën që do të bënte një vlerësim në lidhje me ngjarjet më të fundit në Liban dhe në të gjithë rajonin ka filluar me diskutimin e çështjes së kërkesës për të tërhequr raportin ESCËA, sipas të cilit OKB-ja ka vlerësuar se Izraeli ka kryer vepra raciste dhe diskriminuese.

Nuk është hera e parë që me OKB-së dhe ShBA-së ka përplasje mendimesh

Nasrullah e ka përgëzuar sekretaren e përgjithshëm të komisionit ESCËA, Zonjën Rima Halef  për dorëheqjen e saj si një reagim ndaj kërkesës për të tërhequr raportin dhe ka shtuar se në fakt nuk është hera e parë që sekretarët e përgjithshëm të OKB-së kanë pasur përplasje opinionesh me ShBA-në.

Sejjid Hasan Nasrallahu, duke na rikujtuar se Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së e ka tërhequr raportin e vjetshëm, në të cilin kishte konkluduar se Arabia Saudite ka kryer vrasje dhe krime në Jemen është shprehur kështu “Kjo organizatë, gjithnjë ka qënë e bindur dhe e nënshtruar ndaj Amerikës dhe se është shumë e dobët për të thënë dhe pranuar të vërtetëm.”

Sekretari i përgjithshëm i Hizbullahut, Sejjid Hasan Nasrallahu ka kërkuar që Bashkimi Arab dhe  Organizata e Bashkëpunimit të ndjekin ngjarjen në lidhje me këtë raport të tërhequr nga OKB-ja.

Nuk duhet të rriten taksat për ta që kanë të ardhura të kufizuara

Ndërsa, kur rradha i ka ardhur vlerësimit të ngjarjeve në Liban, gjatë falimit të tij Nasullah ka prekur çështjen e rritjes së taksave dhe është shprehur se:

“Taksat janë diçka që është pjesë e çdo shteti, kjo çështje duhet të trajtohet duke u mbajtur larg nga ekstremitetet politike dhe gënjeshtrat e tyre. Përsa i përket çështjeve të taksave në Liban duhet t’i përqasemi me objektivitet. Duhet të shihet me ndërgjegjësim dhe duke pasur parasysh interesat kombëtarë. Populizimi i kësaj çështjeje nuk do t’i shërbejë për mirë askujt.

Ndërsa pikëpamja jonë në liidhje me këtë çështje është kjo: Bëhet fjalë për dy lloje taksash. Për shembull, cili mund të jetë problemi në lidhje me taksën e pronës dhe të konsumit të luksit? Megjitatë duhet të jemi të ndërgjegjshëm. Nuk duhet të vihen taksa për të varfërit. Ne jemi të mendimit që të varfërve dhe atyre që kanë të ardhura të ulta nuk duhet t’u ngrihen taksat. Kjo është një gjë që ne e kemi propozuar që në vitin 1992. Nuk kemi votuar kurrë që t’u vihen taksa njerëzve me të ardhura të ulëta. Këto të ardhura mund të mblidhen në vende të tjera. Në këtë çështje është e nevojshme që të tregohemi të guximshëm dhe të marrim vendimet e duhura.

Armiqtë e Sirisë janë mposhtur

Në pjesën e fjalimit të tij në lidhje me Sirinë, Sekretari i përgjithshëm i Hizbullahut, Sejjid Hasan Nasrallahu është shprehur kështu:

“Në fillimet e ngjarjeve në Siri, ata që njiheshin nën emrin ‘Miqtë e Sirisë’ u mblodhën së bashku për të organizuar komplote kundër Sirisë. Ata kishin përllogritur se brenda dy muajve do të mund të merrnin të gjithë vendin nën kontroll. Ndërsa tani po përballen me këtë të vërtetë të hidhur për ata. Mposhtje dhe mungesë shprese. Të gjitha këto shtete u mposhtën.

Për gjatë gjashtë muajvve, bota arabe ka shpenzuar me miliarda dollarë. Turqia, Franca dhe Britania nuk kanë shpenzuar para. Paratë kanë dalë nga bota arabe. Kët para mund të ishin shpenzuar për të zhdukur varfërinë në botën arabe, urinë në Somali, apo edhe për shumë gjëra të tjera.

Me mijëra njerëz u futën në një luftë për të rrëzuar qeverinë siriane dhe për ta nxjerrë atë nga Aksi i Rezistencës. Megjithatë, tashmë dihet mirë fundi i tyre, janë të pashpresë dhe të shqetësuarë.

Përsa i përket çështjes së vlerësimit të grupimeve në Siri, Nasrullah është shprehur kështu:

“Kohëzgjatja e ISIS-it në Irak mbaroi. Për ata nuk ka mbetur asnjë e ardhme politike dhe ushtarake në Siri. Sulmet kamikaze janë një tregues i mposhtjes strategjike dhe ushtarake. Kjo është hakmarrje dhe jo luftë. Kjo është e ardhmja e ISIS-it dhe Nusras.

Tashmë, Nusra po bombardohet nga të gjitha palët. Po bombardohet nga Amerika, Rusia dhe Turqia. Pasi e shkatërroi Sirinë, Fronti Nusra e kuptoi se i kishte ardhur asaj rradha për t’u shkatërruar. Tashmë e ka kuptuar se ishte vetë Amerika që e tradhëtoi.

Projekti imperialist për të marrë nën kontroll Sirinë ka dështuar dhe Siria arriti të fitonte. ISIS, Nusra dhe grupime të tjera tekfirxhie po mposhten. Tashmë është thjesht çështje kohe.

Ndërsa grupimet e tjera opozitare kanë mbetur vërdallë nëpër ambasadat dhe shërbimet e inteligjencës të huaja në Siri, madje disa prej tyre mbahen peng nga vetë këto shtete.

Mposhtja e ISIS-it është mposhtja e Izraelit

Tani dua t’i drejtohem të gjithë sirianëve që ende gjenden në frontet e tyre duke luftuar përkrah armikut në Siri: Ky projekt i armikut doli i pasuksesshëm, dështuan. Netanyahu vizitoi Moskën dhe Putin u vetëpëmbajt.

Sepse Netanyahu friksohet nga mposhtja e ISIS-it, sepse mposhtja e ISIS-it është edhe mposhtja e tij.

Të vetëdijshëm ose jo të vetëdijshëm ju jeni duke luftuar në frontet e Amerikës dhe Izraelit. A nuk ka mjaftuar kaq gjak sa është derdhur?

Unë ju ftoj që të lini armët dhe nga fronti amerikan dhe izraelit të kaloni në frontin e Rezistencës. Ende e keni këtë shans.”

 

Burimi: Yakın Doğu Haber