Garat Kur’anore Rajonale për të rinjt përfunduan në Oman
Edicioni i 28-të i Garave të Kur'anit dhe Hadithit për të rinjtë e shteteve anëtare të Këshillit të Bashkëpunimit të Gjirit Persik përfunduan të enjten.
Fituesit e garave në kategori të ndryshme janë dhënë në ceremoninë e mbylljes të mbajtur në Xhaminë Sultan Kabus në Muscat, Oman.
Një numër zyrtarësh të lartë të Omani ishin të pranishëm në këtë ceremoni, raporton gazeta e përditshmja al-Vatan.
Përfaqësuesit e Omanit, Katarit, Bahrejnit, Arabisë Saudite, Emirateve të Bashkuara Arabe dhe Kuvajtit konkuruan në ngjarje Kur'anore, e cila kishte filluar më 26 shkurt 2017.
Garat Kur’anore u zhvillua për tri grupmoshat, nga 11-të në 16-të, 17-të deri në 20-të dhe deri në 21 deri 25 vjeç.
Garat Rajonale Kur’anore dhe Hadith për të rinjtë organizohen çdo vit nga një prej gjashtë shteteve të Gjirit Persik.
Burimi: IQNA News