Siria

SHBA-ja pranoi se ka qëlluar xhaminë me ç’rast u vranë 42 civil

Ushtria amerikane ka pranuar se ka kryer sulmin ajror në veri të Sirisë por ka mohuar se me qëllim ka qëlluar xhaminë me ç’rast janë vrarë 42 civil e qindra tjerë janë plagosur, sipas raportit të organizatës joqeveritare lokale.

“Nuk kemi pas në shënjestër xhaminë, por ndërtesën të cilën e kemi pas si cak, në të cilin ishte duke u mbajtur takimi i Al Kaidës, gjendej vetëm 15 metra larg xhamisë.” Ka deklaruar të enjten mbrëma koloneli John J. Thomas, zëdhënësi i Centcom-it, komandës së forcave amerikane në Lindjen e Afërt.

Në deklaratën e mëparshme, Centcom ka publikuar se”forcat amerikane kanë kryer sulmin ajror, në grupin e Al Kaidës në Siri, me 16 mars në krahinën e Idlibit, duke vrarë disa terroristë”.

Më vonë gjatë ditës së enjte, zëdhënësi i Centcom-it ka pranuar se lokacioni i saktë i këtij sulmi nuk ishte i qartë, por kishte të bëjë me të njëjtën në të cilin gjendej xhamia në fshatin Al Xhineh, në krahinën e afërmt të Halepit të Sirisë.

“Do të hulumtojmë theksimet sipas së cilës në këtë sulm ka pas viktima civile”, ka deklaruar koloneli Thomas për numrin prej 42 viktimave, shumica e të cilëve ishin civil, ka deklaruar Opservatoriumi sirian për drejtat njerëzore, sipas organizatës joqeveritare lokale.

Burimi: Jutarnji.hr