Algjeriani 3 -vjeçar, Hafizi më i ri i Kur’anit
Abdul - Rahman Farih është personi më i ri në planet i cili e ka mësuar tërë Kur’anin përmendësh.
Abdul – Rahman, i cili është vetëm tre vjeçar, ka marrë lëvdata nga miliona njerëz në botën arabe dhe myslimane për aftësinë e tij për të kënduar ajete nga Kur’ani, raporton egypty.com.
Ai, gjithashtu, e ka përvetësuar shumë
mirë këndimin e Kur’anit me tertil.
Abdul-Rahman Farih e ka mësuar
Kur'anin pa shkuar fare në xhami apo në mejtep ku mësohet Kur’ani.
Ky fëmijë algjerian e ka filluar
mësimin përmendësh të Kur'anit në moshën dy vjeçare, kur ai sapo kishte mësuar
për të folur, pakëz me vonesë. Ai brenda
një viti e mësoi përmendësh të gjithë Librin e Shenjtë, Kur’anin.
Në një raport të transmetuar kohët
e fundit në lidhje me këtë fëmijë, rrjeti MBC tha Abdul - Rahmani ka talent të
jashtëzakonshëm për të kënduar Kur'anin bukur me tertil pa bërë as gabimin më
të vogël në lidhje me rregullat e këndimit të Kur’anit.
Ai tha se surja e parë që mësoi nga
Kur’ani ishte Surja Kehf.
Sipas raportit, nëna e fëmijës, kur ishte shtatzënë me Abdul-Rahmanin, e
lexonte vazhdimisht suren Kehf, për ti sjellë paqë.
Abdul - Rahman Farih është i admiruar
në Algjeri dhe në vende të tjera. Kënduesi i njohur i Kur’anit, në Xhaminë
el-Aksa, Shejh Muhammed Reshad el-Sherif e ka paraqitur atë si Fëmija i Artë.