İran

Irani zgjeron projektet ekonomike me Rusinë

Irani zgjeron projektet ekonomike me Rusinë

Kompanitë ruse të naftës dhe gazit kanë gjasa reale për hulumtimin dhe shfrytëzimin e resurseve të reja të naftës dhe gazit në Iran, ka deklaruar  analisti iranian Omid Shukri Kalehsar. Përveç Shanguleh dhe Cheshmeh Khosh, kompania ruse Gazprom Neft është e gatshme të shqyrtojë edhe gjetjet tjera të pellgjeve në Iran, ka deklaruar  para gazetarëve gjatë konferencës CERAWeek zëvendësi i parë udhëheqjes së kompanisë Vadim Jakovljev.

“Ne jemi të gatshëm të shqyrtojmë edhe pellgjet e reja. Për momentin, kontrata është nënshkruar për dy pellgjet e reja”, ka thënë zyrtari, duke shtuar se bëhet fjalë për pellgjet e reja të naftës Khosh dhe Shanguleh në krahinën Ilam buzë kufirit irakian. Muajin e kaluar Irani ka zbuluar rezervat  e reja të naftës të cilët vlerësohen në 15 miliard barel, prej të cilëve dy miliard barel naftë janë të shfrytëzueshme për momentin, thekson Kompania shtetërore kombëtare iraniane. Përveç naftës janë zbuluar edhe 1.870 miliard kub gaz nëntokësor.

“Duke marrë parasysh pellgjet e reja të zbuluara të naftës dhe gazit, Irani tani bie në vendet më të pasura me sasi rezervash të naftës dhe gazit”, ka deklaruar Ali Kacdor. Kompanitë ruse të naftës dhe gazit kanë arsye të shkëlqyera për hulumtim dhe shfrytëzim të pellgjeve të reja të gjetura në Iran, ka deklaruar analisti i pavarur iranian Omid Shukri Kalehsar. “Irani ndan me Irakun pellgun Shanguleh. Për shkak të mungesës së investimeve të nevojshme,  punët akoma  nuk kanë nisur. Për eksploatim janë të nevojshme dy miliard dollar”, ka deklaruar bashkëbiseduesi. Ai ka shtuar se kompanitë ruse sikurse që janë Gazprom dhe Lukoil mund të investojnë në këtë projekt, por edhe në 50 projekte tjera iraniane në Gjirin Persik, ngushticën e Omanit dhe në krahinën Ilam .

Burimi: Logiçno