Iraku

Dëshmi rrëqethëse nga Mosuli i Irakut

Milicitë irakiane kanë zbuluar në burg varrezë masive me trupat e disa qindra njerëzve të cilët janë vrarë nga pjesëtarët e ISIS-it. Njashtu forcat e mbrojtjes popullore irakiane kanë zbuluar dy varreza masive në vendin e quajtur Badush në afërsi të Mosulit. Në një varrezë janë gjet në mes 400 dhe 500 kufoma, ndërsa në të dytin rreth 20 mbetje mortore të ushtarëve të vrarë.

Kombet e Bashkuara në raportin e vet nga viti 2015 ka cek se ISIS-i pas marrjes së burgut të Mosulit në qershor të vitit 2014 ka ekzekutuar 600 meshkuj. ISIS-i pas kësaj në këtë burg i ka mbajtur të burgosura qindra gra, pjesëtare të pakicës minoritare Jazide.

Aktivistët cekin se ISIS-i në vitin 2014 e ka marr burgun Badush dhe ka liruar në mes 1400 dhe 1600 të burgosur të cilët ishin sunit. Më tutje kanë shtuar se në këtë aksion ISIS-i i ka vrarë 600 burgosur të cilët ishin mysliman shiit. Aktivistët kanë cek se shumë të burgosurit të porsaliruar sunit pas lirimit janë kyçur ISIS-it.

Reporterët në videoinqizim cekin se në varrezën masive gjenden mbetjet mortore të të burgosurve të vrarë shiit në Badush dhe se gjer tani janë gjet mbetjet mortore të 400 kufomave të ekzekutuar në mënyrë mizore. Komandanti i trupave popullore sqaroi se kanë zënë edhe dëshmitarin i cili i ka varrosur të vrarët të burgosur shiit. Dëshmitari ka thënë se i ka varrosur më shumë se 500 kufoma dhe afërisht 20 ushtarë.

Njësit e ushtrisë irakiane kanë rimarr burgun në pjesën veri-perëndimore të Mosulit para disa ditësh. Forcat irakiane paraprakisht kanë marrë rrugën perëndimore i cili shkon prej Mosulit në drejtim të qytetit të Tal Afarit, ka deklaruar zyrtari i ushtrisë irakiane, të cilin e ka transmetuar televizioni shtetëror. Pjesëtarët e ISIS-it që nga vera e vitit 2014 janë duke kontrolluar qytetin e dytë më të madh irakian Mosulin.

Burimi: Al Jazeera