Europa

Hollandezët tubohen në xhami për të shprehur solidaritet me muslimanët

Qytetarët janë tubuar në një xhami në Holandë, në Amsterdam, për të dëshmuar solidaritet me popullsinë muslimane të vendit.

Njerëzit që përfaqësojnë një koalicion të gjerë kundër racizmit u mblodhën të dielën në xhaminë qendrore ‘Al-Kabir’ për të treguar kundërshtimin ndaj ndjenjave anti-muslimane në Hollandë.

Një deputet i njohur  holandez,  anti-Islam, ka premtuar se do t’i mbyllë  xhamitë dhe do të ndaloi Kur'anin e Shenjtë, nëse partia e tij fiton zgjedhjet e ardhshme parlamentare.

Themeluesi dhe udhëheqësi i Partisë ultra të djathtë, Partia për Liri, Geert Wilders, 53 vjeçar, është zotuar në një manifestim të partisë së tij se nëse partia fiton në zgjedhje, ai do të ndalojë shitjen e kopjeve të Kur’anit,  të mbyllë xhamitë  dhe shkollat I​islame, do të mbyll  kufijtë holandez, dhe do të ndaloi emigrantët muslimanë në Hollandë.

"Ne si komunitet musliman nuk paraqesim asnjë rrezik për shoqërinë", tha Naxhim Ouladali, një nga organizatorët e tubimit.

Nga ana tjetër, "Ne besojmë se ajo që  Geert Wilders po bën është shumë e rrezikshme për shoqërinë tonë", ka shtuar Ouladali.

Dy për qind e popullsisë së Holandës janë  marokenë-hollandez. Hollanda  është gjithashtu vendi i një numri të madh të popullit turk. Anëtarët e të dy grupeve, marokenë dhe turq i përkasin besimin Islam.

Wilders, i cili po bën fushatë përpara zgjedhjeve të përgjithshme të 15 marsit, me frymë anti-Islame , ka ngjallur polemika me qëndrimin e tij të vijës së ashpër dhe fyerjeve të tij ndezëse kundër marokenëve dhe është provuar në të kaluarën për deklaratat e tij fyese kundër tyre. Ai gjithashtu ka qenë më parë gjyq për komentet e tij anti-Islame.

Anketat e fundit të opinionit tregojnë se mbështetja për Wilders dhe qëndrimin e tij ekstrem është zbehur në ditët e fundit.

Burimi: ABNA24