Turqi

Erdogani lut Putinin për ndihmë

Kryetari i Turqisë Rexhep Tajib Erdogan në takimin që pati me kryetarin e Rusisë Vladimir Putinin ka insistuar në ndërprerjen e kontakteve ruso-kurde dhe zbulimin e agjentëve gylenist në Rusi. Në rast se do të ketë sukses, Erdogani dukshëm do të forcojë pozitën e vet në skenën politike të jashtme dhe në arenën e brendshme. Në takimin e djeshëm me Erdoganin, Putini ka deklaruar:” Rusia është e kënaqur që marrëdhëniet me Turqinë po vendosen me një tempo të shpejtë”. Megjithatë gjatë pres konferencës së përbashkët për media të dy liderët kanë këmbyer akuzat me fjalor diplomatik dhe kanë premtuar se do të punojnë më shumë në përmirësimin e bashkëpunimit të tyre të mëtutjeshëm. Putini ka premtuar se gradualisht do të shfuqizojë sanksionet Turqisë për shkak të krizës që ka pasura me rrëzimin e aeroplanit ushtarak rus Su-24 mbi qiellin e Sirisë në vitin 2015, duke potencuar sidomos bashkëpunimin në sferën e sigurisë. Kryetari I Rusisë ka konfirmuar se këtë vit do të startojë ndërtimi i “Rrjedhës turke”.

Pjesa më interesante e bisedës së Erdoganit dhe Putinit ishte çështja e sigurisë ndërkombëtare, para se gjithash bashkëpunimi në Siri, në të cilët forcat e armatosura të të dyja vendeve po luftojnë kundër kërcënimit terrorist. Së bashku me kryetarin turk në Moskë ka arritur edhe delegacioni i kreut ushtarak në krye me ministrin e mbrojtjes së Turqisë të cilët kanë biseduar për bashkëpunimin në Siri.

“Për Erdoganin faktori kurd është linja e kuqe në kuadër të sigurisë rajonale dhe të Turqisë. Kryetari turk ka ardhur në Rusi me thirrje që Rusia të ndërpresë bashkëpunimin çfarëdo qoftë me kurdët, e posaçërisht me Partinë Punëtore Kurde (PKK) dhe Lidhjen Demokratike Kurde siriane(PYD). Për Erdoganin është me rëndësi që Rusia të mos bashkëpunojë me kurdët ne Siri, në të cilin është duke kryer aksionin”Mburoja e Eufratit” e cila në thelb është drejtuar kundër kurdëve. Këtu Ankara planifikon të vendos zonën e ndarjes në mes kufirit turk dhe rajoneve kurde”. Duke fol për bashkëpunimin e Rusisë në sferën e sigurisë, Erdogani posaçërisht ka fol edhe për organizatën FETO, e lidhur me klerikun Fetullahun. “Kur bëhet fjalë për organizatën terroriste FETO, për fat të keq e dimë se ajo nëpërmjet organizatave tjera vepron në qytetet e caktuara në Rusi, p.sh. në Moskë dhe Sankt Petersburg. Ne besojmë që zyrtarët rus do të ndërmarrin hapa ashtu që të ndërpritet kjo veprimtari”, ka deklaruar kryetari turk Rexheb Tajib Erdogan.                                

Burimi: Sputnik