Gruaja nga Gaza e shkruan Kur’anin me kaligrafi në stilin Hafiz Osmanit
Sadije al-Ukkad, një grua e re nga Gaza, kaloi tre vjet duke shkruar me kujdes Kur'anin, duke përdorur teknikën e kaligrafisë sipas stilit të Hafiz Osmanit.
Hafiz Osmani ishte më i famshmi kaligraf i shekullit të 17-të Perandorinë Osmane.
Sadije al-Ukkad, e cila jeton në një qytet që quhet Khan Junus në jug të Gazës, përfundoi kopjen e saj të Mus’hafit (Kur’anit) para tri jave, duke përdorur me përpikmëri stilin e vijës së Hafiz Osmanit.
Sadije al-Ukkad, e cila tha se projekti trevjeçar i gjatë e çoi atë më afër Zotit, gjithashtu ajo tha se veprën iu ka dedikuar të gjithë shpirtrave që u vranë në Palestinë, sidomos shpirtin e vëllait të saj, Nureddin al-Ukkad.
Ajo tha se ajo e shkroi Kur'anin për brezat e ardhshëm, dhe shtoi se nuk mjafton leximi dhe memorizimi, mësimi përmendësh i Kur'anit.
Duke vënë në dukje se ajo kurrë nuk kishte marrë pjesë në ndonjë kurs të veçantë për të mësuar rreth stilit të Hafiz Osmanit, Sadije al-Ukkad me aftësitë e veta ka shkruar Kur’anin duke përdorur lapsa druri.
Gruaja e re tha se ajo nuk kishte asnjë vështirësi gjatë procesit të shkrimit, dhe se ajo ishte e vendosur për të përfunduar punën brenda tre viteve.
Hafiz Osmani është konsideruar të jetë më i madhi kaligraf i shekullit XVII-të . Ai ishte anëtar, dervish i një tarikati dhe shërbeu si mësues personal i tre sulltanëve. Sulltan Mustafai i të Dytë e ka respektuar Hafiz Osmanin aq shumë sa që ai ia mbante bojën e penës kaligrafit kur ai shkruante.
Teknika e Hafiz Osmanit filloi të zëvendësoi stilin Shejh Hamdullahut, dhe gjatë jetës së tij ai shkroi 25 kopje të Kur'anit. Disa dorëshkrime të Kur’anit kanë mbijetuar të cilat ruhen në Muzeun Bibliotekës Topkapi në Stamboll dhe nga Kolekcioni i Naser D. Halili.
Burimi: Daily Sabah