Përkthehet në gjuhën shqipe libri i Liderit Suprem Sejjid Ali Khamenei
Allahu i Madhëruar thotë: “Është prej argumenteve të Allahut krijimi nga vetë lloji juaj i palës tjetër, i grave, që ju të gjeni prehje tek ato. Në mes jush krijoi dashuri dhe mëshirë. Këtu ka argumente për njerëzit që mendojnë.” (Sure "Rum", ajeti 21
Nëse hedhim dritë në këtë ajet mbi fjalët dashuri dhe mëshirë, do të shohim se ndërtimi i familjes sipas mënyrës që dëshiron Allahu i Lartësuar, duhet të mbështetet patjetër mbi këto dy shtylla të mëdha.
Kështu e ka ndërtuar Islami lidhjen bashkëshortore dhe kështu e ka formuar familjen. Synimi është që familjet tona të dashura të jenë bërthama e ngrohtë e shoqërisë, vatra që ndërton dhe rrit dashurinë, respektin dhe lumturinë.
Të dashur vëllezër dhe motra!
Shoqata "FLLADI" ka përgatitur librin me titull: "101 KËSHILLA PËR LUMTURINË BASHKËSHORTORE" i eruditit, juristit dhe komentuesit dhe Liderit Suprem Sejid Ali Khamenei.
Imam Khamenei, në këtë libër thotë: “Formimi i familjes sipas udhëzimeve islame konsiderohet një urdhër i Zotit. Një martesë të tillë, të mbështetur në normat dhe rregullat e Islamit duhet ta kryejnë burri dhe gruaja. Kjo është një detyrë dhe përgjegjshmëri përpara Allahut. Kjo nuk është përmendur në kontekstin e obligimeve sheriatike, sepse është konsideruar si mjaft e qartë, e cila nuk ka nevojë të shtjellohet e diskutohet më tej. Allahu i Lartësuar e konfirmon lidhjen e tillë martesore jo me cilësinë e saj si legjitime, por si një ngjarjeje të vazhdueshme, e cila ndikon në jetë dhe në shoqëri. Prandaj kjo lidhje martesore është përmendur si nxitje dhe këshillë për lidhjen e shëndetshme dhe të bazuar në parimet islame ndërmjet burrit dhe gruas dhe me përçmimin e ndarjes.”
Gjithashtu thotë: “Martesat e lumtura nuk kanë lidhje me shpenzimet e mëdha. Martesat e lumtura janë ato që ndërtohen sipas parimeve islame dhe që ndërtojnë marrëdhënie të ngrohta reciproke. Ceremonia e martesës është ajo kur miqtë dhe të afërmit mblidhen në njërën prej dhomave të shtëpisë, kurse ceremonitë e mëdha të cilat zhvillohen nëpër salla hotelesh me shpenzime të larta nuk janë të përshtatshme. Ato nuk e prishin martesën, por ato turbullojnë atmosferën e shoqërisë.”
Dhe thotë: “Qëndrueshmëria e familjes në perëndim është shumë e tronditur. Familja formohet shumë vonë dhe, gjithashtu, shkatërrohet me shpejtësi. Prishja morale shtohet ditë pas dite, prandaj ato shoqëri do të goditen fort. Sëmundje dhe probleme si këto nuk evidentohen gjatë pesë apo dhjetë viteve, por ato, edhe pas shumë vitesh lënë plagë të pashërueshme. Shoqëri të tilla humbasin të gjitha vlerat morale dhe shpirtërore.”
Këtë libër e gjeni në bibliotekën online të Shoqatës "FLLADI" në adresën: www.dritaeehlibejtit.com