Xhamia e Shenjtë e “Imam Aliut” organizon kurs të ri Kur’anor në Naxhaf
Një kurs i ri Kur’anor ka filluar më 5 mars 2017, në Xhaminë e Shenjtë të Imam Aliut (a.s.) në Naxhaf, Irak.
Qendra Kur’anore -Dar-ul-Kur'an në Xhaminë e shenjtë të Imam Aliut, sipas zëdhënësit njoftoi se programi Kur'anor do të vazhdojë për 30 ditë.
Shejh Alaa Muhsin, drejtor i Qendrës Kur’anore, Dar-ul-Kur'an tha se kursi, me titull "Sejjid Al-Awsiya" ka qenë i planifikuar në përputhje me aktivitetet e Qendrës Kur'anore.
Kjo është hera e tretë që Xhamia e Shenjtë e Imam Aliut organizon Kurse Kur’anore, shtoi ai.
Mësimi i këndimit të Kur’anit, parimet e këndimit të Kur’ani është tema kryesore e kursit, të organizuar nga Seksioni i Qendrës për Mësimin e Kur'anit.
Programe Kur'anore dhe aktivitetet Kur’anore synojnë promovimin e shkencave Kur'anore të cilat janë zhvilluar në mënyrë të konsiderueshme në Irak që nga përmbysja e ish-diktatorit Sadam Husein, në vitin 2003.
Ka pasur një tendencë në rritje të programeve Kur'anore të tilla si gara Kur’anore, seanca të këndimit të Kur’anit dhe programe arsimore të mbajtura në vend gjatë viteve të fundit.
Burimi: IQNA News