Kulturë - Art - Fe

Libri i Imam Aliut (a.s.) “Nehxh ul Balaga” botohet në gjuhën ulufe

Një përkthim  në gjuhën ulufe i thënieve të shkurtra të Imam Aliut (a.s.) të  librit  ‘Nehxh ul Balaga’  u botua nga Qendra Kulturore Iraniane në Senegal.

Sipas faqes të internetit të Organizatës për  Kulturë dhe Marrëdhënie Islame, Shejhana Louh është përkthyesi i kësaj pjese të  librit Nehxh ul Balaga në gjuhën amtare të Senegalit.

Dijetari, i cili ka përkthyer edhe tërë Kur’anin në gjuhën ulufe, ishte mysafir nderi i Garave  të 33-ta Kur’anore Ndërkombëtar të Kur'anit në Teheran në vitin të kaluar.

Përkthimi Kur'ani i dijetarit është publikuar në Libi dhe kopjet e tij janë në dispozicion në të gjitha xhamitë në të gjithë Senegalin.

Gjuha vuluf është një gjuë që i përket degës së gjuhës Senegambiane  nga  familja e gjuhëve Niger-Congo me rreth 7 milion folës në Senegal, Francë, Gambi, Guinea, Guinea-Bissau, Mali dhe Mauritani.

Burimi: IQNA News