Turqia tërhiqet një javë pas akuzave kundër Iranit
Një javë pas akuzave ndaj Iranit për sektarizëm dhe për coptimin e Sirisë dhe Irakut dhe përhapjen e Shiizmit, Turqia është tërhequr... pse i bëri këto akuza kur më pas do të kërkonte falje? Ku qëndron problemi?
Ne kemi qënë ndër politikanët e pakët dhe gazetarët e pakët që i kemi dalë kundër akuzave agresive të bëra nga Presidenti Turk, Rexhep Tajjip Erdogan dhe nga Ministri i Jshtëm, Mevlud Xhavishoglu të cilët e kanë akuzuar Iranin se po punon për të copëtuar Sirinë dhe Irakun, për t’i konvertuar ata në myslimanë shiitë, duke vepruar në interes të etnisë persiane dhe ka adoptuat politika të cilat do të shkaktojnë destabilitet në rrajon. Ne nuk u dolëm kundër këtyre akuzave për hir të dashurisë ndaj Iranit, por për hir të kujdesit tonë ndaj Turqisë, besueshmërisë dhe interesave të saj. Ne kemi pritur që të dy këto personalitete të tërheqin deklaratat e tyre, veçanërisht pas paralajmërimit të fortë që bëri Ministri i Punëve të Jashtme i Iranit, Muhammed Xhavad Zafir, duke marrë parasyshe edhe përvojat e mëparshme dhe një analize të thellë të deklaratave të zyrtarëve turq në gjashtë vitet e fundit.
Parashikimet tona ishin mëse të sakta. Nu ka kaluar shumë kohë dhe të dy zyrtarët turq i tërhoqën deklaratat e tyre. Ditën e mërkurë është publikuar një deklaratë që ministri i jashtëm turk ka bërë për Agjencinë e Lajmeve të Republikës Islamike (IRNA), në të cilën është shprehur se “ne nuk do ta harrojmë kurrë mbështetjen e Iranit dhe mënyrën si qëndruan pranë Turqisë, si populli ashtu edhe qeveria gjatë periudhës së tentativës së grushtit të shtetit më 15 korrik” më pas ka shtuar se “ka shumë gjëra të përbashkta mes Iranit dhe Turqisë dhe bashkëpunimi mes popullit irianian dhe atij turk i kaa mbajtur edhe më të qëndrueshme këto marrëdhënie.” Ai e përfundoi deklaratën duke thënë se “të dyja vendet kanë nevojë që ta zhvillojnë edhe më tej dialogun mes tyre për të përforëcuar më shumë marrëdhëniet mes tyre dhe të parandalojnë çdo keqkuptim tjetër.” Kjo deklaratë sinjalizon se së shpejti mund të pritet një vizitë e ministrit në Iran, ose e vetë Erdoganit.
Kjo nuk është hera e parë që kemi parë tërheqje të këtilla, përkundrazi ekziston një dosje e gjërë me precedentë të njëjtë, duke filluar me ndjesën ndaj Russisë, riformimi i marrëdhënieve strategjike me pushtimin izraelit, marrëveshjet vajtje-ardhje për heqjen e embargos në Gaza dhe tani mbrojtja e Iranit dhe bisedimet për marrëdhënie të ardhëshme.
Ministri i Punëve të Jashtme Iraniane, Muhammed Xhavad Zafir ishte i shpejtë dhe i qëndrueshëm në përgjigjen e tij kundrejt Erdoganit dhe homologut të tij turk Xhavishoglu kur u shpreh se “Truqia është një vend fqinj mosmirënjohës me një kujtesë kolekive të shkurtër. Ata e akuzojnë Republikën Islamike të Iranit për sektarizëm, sikur ta kenë harruar qëndrimin tonë natën e grushtit ushtarak të shtetit, kur ne qëndruam zgjuar gjithë natën duke ndjekur zhvillimet në Turqi, pavarësisht faktit se qeveria turke nuk është Shiite.”
Po është e vërtetë, administrata turke ka një kujtesë të dobët dhe është mosmirënjohëse dhe kjo është arsyeja pse tashmë ajo është e rrethuar me armiq, në vend që të rrethohej me miq, siç kishte ndodhur 10 vite më parëë. Ka luajtur një rol të rëndësishëm në nxitjen e luftrave sektariste duke vënë nën kërcënim stabilitetin e shteteve fqinje, veçanërisht atë të Sirisë. Madje akoma mban nën kontroll territore siriane me pretekstin se kërkon të krijojë në zonë të sigurtë.
Nëse qeveria turke do të kishte mundur të parashikonte se do t’i duhej t’i kërkonte falje Presidentit Putin, për më shumë edhe në rusisht, për ta shmangur këtë situatë dhe heqjen e sanksioneve ekonomike qëë i kishte vënë, atëherë përse duhet ta qëllonte avionin rus pranë kufirit me Sirinë, nën pretekstin se kishte hyrë në kufirin e saj ajëror për disa sekonda? Nëse do t’i duhej t’i tërhiqte këto deklarata agresive kundrejt Iranit, pse i ka bërë ato?
Këto deklarata “të padisiplinuara” dhe përgënjeshtrimet e tyre të shpejta kanë tronditur besimin në lidhje me qëndrimet e Turqisë, dhe ka zvogëluar në mënyrë të ndjeshme besueshmërinë e satek ajoj, duke reflektuar negativisht në gjendjen e saj në rajon si dhe ndërkombëtarisht, një situatë kjo që i prek rëndë të gjithë admiruesit e saj të cilët patën mbetur shumë të befasuar me përvojën e saj si në qeverisjes demokratike por edhe me ritmet e paprecedenta të zhvillimit.
Stabiliteti i Turqisë është tani më i rrezikuar për shkak të politikave që ka miratuar qeveria e saj, duke rritur numërimin e armiqve, duke siguruar karburantit e nevojshme për terrorizmin dhe separatistët brenda kufijve të vet. Ekonomia turke, e cila një herë e një kohë bënjte bujë dhe të bënte krenarë për suksesin e saj në rajon dhe në botë, tashmë është në rënie dhe në prag të kolapsit. Hotele të Stambollit, siç më ka bërë me dije një mik i cili ishte atje javën e kaluar, janë pothuajse bosh pa turistë, dhe Lira turke është duke rënë gjithnjë e më poshtë deri në 4 lira për dollar. Pavarësisht gjithë kësaj ende, zyrtarët turq ia kanë marrë dorës dh janë bërë profesionistë për të krijuar armiq për veten e tyre, dhe duke humbur miqtë e tyre njëri pas tjetrit në një kohë rekord.
Bast mbi Presidentin amerikan anti-islamik dhe anti-mysliman, Donald Trump është një bast i humbur, dhe të pozcionohesh përkrah tij kundër Iranit, Rusisë, apo Kinës është një lojë e rrezikshme. Fuqia e vërtetë e Turqisë qëndron në marrëdhëniet e saj të mira me fqinjët e saj, si dhe hapja e kanaleve të dialogut për të zgjidhur të gjitha krizat e mbetura pezull, duke ruajtur trashëgiminë e saj kulturore me bashkëjetesën e të gjitha sekteve dhe etnive të saj, në mënyrë të vendosur për forcimin dhe unitetin e saj demografik dhe gjeografik, dhe përjetësimit të saj në të gjithë rajonin. Të shkuarit në drejtim të kundërt do të thotë të zgjedhësh ndarjen, luftën civile, kolapsin ekonomik, gjëra të cilat ne nuk i duam për Turqinë apo ndonjë vend tjetër në rajon, sepse ajo do të vuajnë më shumë ... koha do ta tregojë.
Burimi: http://iuvmpress.com/