Esedi Do Të Jetë Pjesë E Çdo Lloj Zgjidhjeje Politike Në Krizën Siriane
Mbretëria e Arabisë Saudite, Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe aleatët e tyre, u orvatën për rrëzimin e Beshar Esedit por jo nuk ndodhi.
“Sipas disa gjasave, disa qarqe janë të mendimit, se mundësia e vetme e pranueshme, mund të jetë një qeveri e bashkimit kombëtar, duke përfshirë në qeverisje dhe presidentin Esed”, shprehu ministri i jashtëm australian, Julie Bishop për një agjenci lajmesh të huaja.
Një kthesë e madhe politike e zotit Bishop, është një tregues se Australia, po ndryshon politikën e saj qeverisëse. Më herët qeveria australiane, mbante një qëndrim, tërësisht kundër Esedit dhe ishte e besimit se presidenti Beshar Esedi, duhet të rrëzohej me synimin, e zgjidhjes së krizës siriane.
Një ndryshim i tillë, në qëndrimin e politikës së jashtme australiane, është shumë i rëndësishëm, i cili rastisi me raundin e katërt, të bisedimeve të Gjenevës, të mbajtura për zgjidhjen e krizës siriane.
Këtu ia vlen të përmendet fakti, se raundi i katërt, i besimeve të Gjenevës, zuri fill në 25 shkurt dhe mund të zgjasë deri në 5 mars.
Megjithatë Mbretëria e Arabisë Saudite, Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe aleatët e tyre, e shkaktuan përshpejtimin e krizës siriane që në 2011. Ata u orvatën në rrëzimin e Esedit, nëpërmjet sulmeve tragjike dhe krimeve të neveritshme. Por ishin kundërshtarët e Esedit, atë të cilët ndryshuan vendet, si pasojë e fuqisë dhe qëndrueshmërisë së Esedit dhe shokëve të tij.
Burimi: http://iuvmpress.com/