Ndikimi i Iranit në rajon është historik, shpirtëror dhe kulturor
Zëdhënësi i ministrisë së punëve të jashtme të Republikës Islame të Iranit, Behram Kasëmi duke treguar në luftën psikologjike të kohëve të fundit të cilën e kanë rinisur disa zyrtar të disa vendeve të rajonit kundër Iranit, me qëllim të zgjerimit të iranofobisë në rajon, ka përkujtuar se” Ndikimi i Iranit në rajon është historik, shpirtëror dhe kulturor”.
Behram Kasëmi ka deklaruar:”Me realizimin e pavarësisë dhe çlirimit të Iranit nga varshmëria e fuqive të huaja, Irani duke marrë parasysh civilizimin dhe kulturën e tij, historinë e gjatë dhe posedimin e kapaciteteve shkencore dhe potencialit të shkathtë njerëzor dhe begative të dhuruara nga Zoti , ka arritur që gjatë baticave dhe zbaticave të tij të sigurojë aftësitë vetanake në fusha të ndryshme, si ato politike, ekonomike, shkencore dhe teknologjike, me ç’rast ka fituar pozitën e re në rajon”.
Ai ka konfirmuar se nuk mund të injorohet ndikimi regjional dhe ka shtuar: “Ky ndikim historik dhe kulturor ka ekzistuar në mes myslimanëve dhe popujve tjerë gjithmonë, dhe është e mjaftueshme që lidhur me këtë të shihen në gjurmët shkencore, mendimet dhe doktrinat e dijetarëve iranian”.
Ka theksuar se ky ndikim nuk është blerja e natyrës dhe nuk mund të sigurohet me para, armë apo propagandë.”Asnjë vend nuk është i aftë që të shmang një ndikim të tillë, pasi që kjo është jashtë mundësive të shteteve”, ka theksuar Behram Kasëmi.
Kasëmi ka theksuar edhe në atë se ndikimi iranian është tërësisht i ndryshëm nga ai që gjatë këtyre ditëve mund të dëgjohet nga qarqe të huaja, me apo pa vetëdije dhe për të cilin flitet në mënyrë negative.
“Ndikimi i Republikës Islame të Iranit në rajon, respektimi i sovranitetit dhe pavarësisë së vendeve tjera dhe mos përzierja në punët e brendshme të shteteve tjera, paraqet ndikim diskursiv i konceptuar në fuqinë e lehtë, është shembull i suksesshëm të pavarësisë politike, progresit dhe suksesit në sytë e popujve rajonal”.
Burimi: sahartv.ir