Në agjendën e bisedimeve Putin-Erdogan edhe sistemi S-400
Kryetari i Rusisë Vlladimir Putin me kolegun e vet turk Rexhep Tajib Erdoganin gjatë takimit të tyre që do të zhvillohet me 9-10 mars 2017 do të shqyrtojnë edhe çështjen e blerjes ë sistemit mbrojtës kundërajror S-400 si dhe sisteme tjera mbrojtëse, ka deklaruar këshilltari I kryetarit të Turqisë Ilnur Çelik.
Kryetari i Turqisë sikurse është paralajmëruar kohë më pare do të vizitojë Rusinë me 9 dhe 10 mars 2017. Kryetari i Turqisë Erdogani do të merr pjesë në këshillin ekonomik në të cilën temat kryesore do të jenë pikërisht bashkëpunim ekonomik, tregtia, turizmi, centralet nukleare si dhe sistemet mbrojtëse S-400, ka shtuar ai.
Çeviku poashtu ka cek se është çështje kohësh kur do të jetë e lidhur marrëveshja për tregti të lire në mes Rusisë dhe Turqisë, duke marr parasysh se nuk ekzistojnë as problemet politike e as ekonomike të mos realizohet një gjë të tillë.
Kohë më pare edhe zyrtarët tjerë turq kanë konfirmuar se blerja e sistemeve mbrojtëse kundërajrore S-400 nga Rusia është gjëja më e mire që Turqia do të kishte mund të bëjë për të përforcuar mbrojtjen e vet.
Ministri i mbrojtjes së Turqisë Fikri Ëshëk ka thënë se sistemi mbrojtës raketor S-400 në këtë aspekt do të përgjigjet më së shumti edhe pse akoma nuk flitet për nënshkrimin e kontratës së shitblerjes.
Burimi: Sputnik