Dokumentët e Ri Të Wikileaksit Tregojnë Se Obama Ka Punuar Në Mbështetje Të Regjimit Saudit
Wikileaks ka zbuluar më shumë posta elektronike të hakuara, nga Këshilltari i Hillary Clintonit, John Podesta, të cilat tregojnë se Obama, ka punuar në mbështetje të regjimit saudit, gjatë tërë kohës së tij si president.
Postat elektronike, të cilat datojnë që në 2008, vijnë nga Michael Fromani, i cili ishte drejtori i Citibank. Michael Froman i tha Obamës, që ta emëronte në kabinetin e tij, sapo të zgjidhej si president. Zero Hedge njofton: “Ndoshta zbulimi më befasues, i rrjedhjeve të Wikileaksit, i bërë i ditur deri më sot, nuk buron nga zbulimi, i postave elektronike më të fundit, të cilat kanë rrethuar skandalet e shumëllojshme të Hillary Clintonit, ndonëse me të vërtetë ka shumë të tilla, por nga viti 2008, kur John Podesta shërbeu, si nënkryetar i skuadrës, për zgjidhjen e Obamës si president.
Postat elektronike, vijnë nga Michael Fromani, i cili ishte drejtori i Citibank dhe i cili i vetëm themeloi, të tërë kabinetin qeveritar, e asaj që duhet të ishte, “e drejta ekskluzive” e presidentit. Postat elektronike në fjalë, ishin dërguar madje dhe nga adresa zyrtare e Fromanit në Citibank (fillestar!) të cilat përfshinin: “Një listë afroamerikanësh, latinonamerikanësh, aziatikoamerikanësh, të shkatërruar nga kabineti, ose deputetët dhe niveli nën/ndihmës/zëvendës ndihmës, duke i shtuar kësaj dhe një listë amerikanësh vendës, amerikanësh arabomuslimanë dhe kandidatësh të paaftë amerikanë”.
Me sa duket Obama, nuk e kishte problem, emërimin e grave, në postet të nivelit të lartë të qeverisë, megjithatë Michael Fromani, vendosi të jipte disa këshillime. Ai i kishte cituar: “Ndonëse ti nuk ke pyetur për këtë, unë kam përpiluar dhe të kam bashkangjitur këtu, një dokument të ngjashëm dhe për gratë”.
|
Nga: “fromanm@citi.com |
|
Dërguar: john.podesta@gmail.com |
|
Datë: 06.10.2008 Ora: 11:34 |
|
Subjekti: Lista |
|
John |
|
Këtu të kam bashkangjitur tre dokumentë |
|
Një listë afroamerikanësh, latinonamerikanësh, aziatikoamerikanësh, të shkatërruar nga kabineti, ose deputetët dhe niveli i nën/ndihmës/zëvendës ndihmës, duke i shtuar kësaj dhe një listë amerikanësh vendës, amerikanësh arabomuslimanë dhe kandidatësh të paaftë amerikanë. |
|
Lista do të vijojë të rritet, kur ne do të afrohemi më tepër dhe më hapur me njëri-tjetrin, por këto janë emrat e shënuar, të cilat duket se janë në përputhje, me këshillimet e burimeve të ndryshme, për postet e nivelit të lartë. |
|
Unë gjithashtu jam orvatur, në përfshirjen e anëtarëve, të fushatës së Barackut dhe të stafit të politikës së senatit, si dhe të pjesëmarrësve në projektin e përkohshëm. |
|
Ndonëse ti nuk ke pyetur për këtë, unë kam përpiluar dhe të kam bashkangjitur këtu, një dokument të ngjashëm dhe për gratë. |
|
Unë nuk dua që të jem mendjemadh, kështu që gjeta një mënyrë, se si emërimet në kabinet, mund të kryhen së bashku, duke llogaritur këtu dhe mundësinë, e emërimit të çdo kandidati të ndryshëm, në postin e tij në kabinet. (Ashtu siç është shënuar, shkurtimisht në listë) dhe duke u qartësuar, me shpërndarjen e kandidatit në fjalë. |
|
(Natyrisht mundësia e ndryshimeve, të këtij lloji është e lartë. Ky ishte vetëm një shembull, për të të treguar mënyrën e përzgjedhjes). |
|
Lajmëromë kur të pëlqen të diskutojmë. Unë jam i lirë këtë mëngjes deri në orën 11:00. |
|
Mike |
|
212-793-1987 |
Madje Michael Fromani, shkoi më tej, duke gjetur dhe “mënyrën e emërimit” të njerëzve, në postin e tyre në kabinet, duke u shprehur kështu: “Unë nuk dua që të jem mendjemadh, kështu që gjeta një mënyrë, se si emërimet në kabinet, mund të kryhen së bashku, duke llogaritur këtu dhe mundësinë, e emërimit të çdo kandidati të ndryshëm, në postin e tij në kabinet. (Ashtu siç është shënuar, shkurtimisht në listë) dhe duke u qartësuar, me shpërndarjen e kandidatit në fjalë.

Ai fliste vazhdimisht, për nevojën e domosdoshme, për të emërtuar, njerëz me ambicie dhe nxitimin për të njohur dhe nivelin e lëndimit, të klasës së mesme dhe vullnetin e saj, për të sfiduar industrinë finaciare. Duke u mbështetur në të dhënat e New Republic “Republikës së Re”, në përgjithësi u kryen të tëra, emërimet e këshilluara nga Fromani.
Pothuajse e tërë lista e kabinetit, përfundoi duke patur lidhje, të drejtpërdrejtë me paranë. Michael Fromani kishte “parashikuar” me saktësi, emërimin e Eric Holder për Departamentin e Drejtësisë, Janet Napolitano për Sigurinë e Atdheut, Robert Gates për Mbrojtjen, Rahm Emanuel për kryetar stafi, Peter Orszag për Zyrën e Administrimit dhe Buxhetit, Arne Duncan për Edukimin, Eric Shinseki për Punët e Veteranëve, Kathleen Sebelius për Shërbimet Shëndetësore dhe Njerësore, Melody Barnes për Këshillin e Politikës së Brendshme. Sërish ai kishte parashtruar në listë, me tre mundësi për Thesarin e Shtetit: “Robert Rubin, Larry Summers dhe Timothy Geithner”.
Ai e kishte përpiluar këtë listë më 6 tetor, ndërsa zgjedhjet do të zhvilloheshin më 4 nëntor. Pra Foreman një drejtor i Citigroup, i cili do të bëhej së shpejti marrësi, i fondit të shpëtimit nga qeveria federale, gjatë epokës së krizës financiare, kishte projektuar virtualisht të tërë kabinetin e Barack Obamës, një muaj përpara se të numëroheshin votat. Rishtas duke u nisur nga postat elektronike, të shkëmbyera mes Fromanit dhe Podestës, listat ishin përpiluar dhe përpara kësaj periudhe.
Shumë njerëz dyshonin se Fromani, i cili ishte këshilltari i Obamës për një kohë të gjatë, kishte hartuar politikën kyçe të ekonomisë, duke u vetëpunësuar në skuadrën e përkohshme. Ne nuk ishim në dijeni, të faktit se ai kishte kaq shumë ndikim, sa mund të përgatiste pjesën kyçe të stafit, në heshtje të plotë, në një kohë kur të tërë ishin të zënë, me synimin e zgjedhjes së Obamës si president. Postat elektronike të Uikiliksit, janë një tregues, i planifikimeve dhe më të hershme, duke filluar që nga shtatori, kur ai kishte dhënë shenja të parakohshme, në prognozën e ndihmesës së kandidatëve, me mënyra të hapura finaciare.
Burimi: http://iuvmpress.com/