TV – Kur’ani në Qerbela do të trasmeton 12 orë në ditë këndim të Kur'anit
TV -Al Kur’an me qendër në qytetin e shenjtë të Qerbelasë, në Irak, ka në plan për të transmetuar 12 orë në ditë këndim të Kur'anit nga këndues të ndryshëm, tha drejtori i televizorit.
Duke folur për për Agjencinë e Lajmeve IQNA, Haidar Nuri Xhilukhan tha se kanali televiziv filloi në mars të vitit 2016 për t’i shërbyer Librit të Shenjtë, Kur’anit.
Ai tha se aktivitetet e TV Al Kur’an janë fokusuar në promovimin e diskursit Kur'anor dhe programet e saj janë të bazuara në nevojat e shoqërisë së sotme.
Këndime të Kur'anit nga këndues të ndryshëm përbëjnë një pjesë të madhe të programeve të TV-së, tha ai, duke shtuar se në të ardhmen e afërt, programet e këndimit të Kur’anit do të transmetohen 12 orë në ditë dhe programe të ndryshme Kur'anore do të transmetuar gjatë 12 orëve të tjera.
Aktualisht, kanali televiziv është duke regjistruar këndime të Kur’anit nga disa këndues të shquar irakian të Kur’anit, si Shejh Maitham al-Tammar, Haxhi Osama al-Kerbalaji, Mustafa al-Kalibi dhe Rafi al-Amiri, vuri në dukje Xhilukhan.
Ai tha se ka pasur edhe një marrëveshje me TV Kur'an-in e Iranit, kohën fundit për të shhrytëzuar arkivin e tij me këndime të Kur’anit nga këndues iranianë.
Sipas Xhilukhan-it, TV Al Kur’an gjithashtu ka bashkëpunim me një numër të kanaleve televizive satelitore, duke përfshirë al-Manar, el-Sirat dhe el-Iman.
Ai vazhdoi duke thënë se programet Kur'anore të kanalit televiziv përfshijnë edhe programet mbi jetën dhe arritjet e aktivistëve të Kur'anit.
Burimi: IQNA News