Kosova

Aktivistet e Vetëvendosjes mbahen në arrest pa sprova të duhura

Adea, Frashëri, Egzoni, Atdheu nuk kanë bërë asnjë faj. Ata duhet të lirohen dhe t’u kthehen studimeve e angazhimeve për një shtet të së drejtës e me mirëqenie. Ky është edhe motivi pse ata janë arrestuar. Pa lirinë e tyre të plotë dhe të mënjehershmë nuk mund të ketë as qetësi.

Pas gjysmë viti të vuajtjes së arrestit shtëpiak, Gjykata ka vendosur që ta vazhdojë edhe për dy muaj masën e arrestit shtëpiak për katër aktivistët tanë që po përndiqen politikisht: Ky vendim është marrë pavarësisht se masa e arrestit është respektuar në përpikëri prej aktivistëve. Që prej gjysmë viti të katër aktivistët po mbahen të arrestuar pa asnjë provë politike .