Kulturë - Art - Fe

Filmi iranian “Shitësi” mori Oscarin për film më të mirë të huaj

Filmi “Shitësi” në regji të Asgar Farhadi ka fituar Oscarin për film më të mire të huaj në festivalin e 89-të nga ana e Akademisë së shkencave dhe arteve të filmit(AMPAS).  Ky është Oscari i dytë për Farhadinë dhe kinematografinë iraniane. Farhadi edhe në vitin 2012 ka fituar çmimin e njëjtë për filmin”Ndarja e Nadirit prej Siminit”.

Asgar Farhadi dhe aktorët e filmit “Shitësi” në shenjë proteste kundër urdhrit për ndaljen e hyrjes së imigrantëve në SHBA-të  sjell nga Donald Trumpi, presidenti i SHBA-ve, nuk kanë marr pjesë në ndarjen e këtij çmimi i cili është mbajt të hënën, gjersa Anushe Ansari astronautja e pare iraniane dhe Firuz Naderi drejtor në NASA, si përfaqësues kanë marrë pjesë në ndarjen e Oscarit.

Në fjalimin e Farhadisë i cili është lexuar në këtë festival qëndron: Mungesa ime nga festivali për ndarjen e Oscarit ishte në shenjë  të respektit të njerëzve nga Irani dhe 6 vendeve tjera të cilëve në mënyrë johumane iu është ndaluar hyrja në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Deklarata e Farhadit është mbështetur nga ana e publikut dhe pjesëmarrësve të festivalit për ndarjen e Oscarit.

Ministri i punëve të jashtme të Iranit, ka uruar në fitimin e shpërblimit për film më të mire të huaj e cila I është dhënë nga ana e Akademisë së shkencave dhe arteve të filmit(AMPAS). Ai ka deklaruar: Iranianët janë të përkushtuar kulturës dhe civilizimit  të vjetër me mijëra vite.

Në porosinë e tij Muhamed Zarifi, ministri i punëve të jashtme të Iranit ka deklaruar: Irani krenohet me ekipin e filmit “Shitësi” I cili ka fituar Oscarin dhe ka qëndruar përball ndalimit të hyrjes së myslimanëve në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

{# Photos as tiles (one photo: full width). Each links to its original, which site.js opens in a full-screen viewer; without the script the link simply opens the image. #}

Burimi: sahartv.ir