Lufta kundër shtypësve jo vetëm me shpatë
Udheheqësi i Revolucionit Islamik Ajetullah Sejjid Ali Hamenei theksoi se lufta kundër shtypësve nuk është e kufizuar për të luftuar vetem me shpatë, por poezia mund të përdoret gjithashtu për të luftuar shtypjen.
Duke folur në një takim me një numër të poetëve iranianë fetarë të enjten, udhëheqësi e përshëndeti progresin e poezisë fetare dhe bëri thirrje për përdorimin e mësimeve Islame në poezi.
Ajetullah Hamenei shtoi se ka shumë koncepte sublime në lutjeve fetare, veçanërisht në Sahifeh Saxhxhadijeh, që mund të pasurojnë poezinë fetare.
Udhëheqësi theksoi gjithashtu përgjegjësinë e poetëve fetar për të promovuar stilin e jetës islame tani, ndërsa Perëndimi kërkon të ndryshojë stilin e jetës së njerëzve në vendet jo-perëndimore, veçanërisht në Iranin Islamik.
Sulmi mbi stilin e jetës islame ka për qëllim krijimin e një lëvizje që i përshtatet aparateve perëndimore, vuri në dukje Ajetullah Hamenei, duke thënë se mënyra për t'iu kundërvënë këtij sulmi, është e nevojshme që elementet e jetesës islame të përcaktohen dhe të shpjegohet në mënyra të ndryshme, duke përfshirë edhe nëpërmjet poezisë.
Në vende të tjera, udhëheqësi ka thënë se Pejgamberi (a.s.) dhe Imamët e Pastët (a.s.) të gjithë u ngritën kundër shtypjes, kufri (mosbesimi), hipokrizia dhe korrupsioni dhe, për këtë arsye, ata që me të vërtetë ndjekin rrugën e Pejgamberit (a.s.) dhe Imamët (as.) duhet të luftojmë kundër këtyre fenomeneve.
Burimi: IQNA News