Suudi Arabie

Ministri i Haxhit i Arabisë Saudite takohet me kryetarin iranian të Organizatës së Haxhit

Ministri i Haxhit dhe Umres, i Arabisë Saudite, Muhammed Benten me Kryetarin e Organizatës së Haxhit të Iranit, Hamid Muhammedi, majtas.
Ministri i Haxhit dhe Umres, i Arabisë Saudite, Muhammed Benten me Kryetarin e Organizatës së Haxhit të Iranit, Hamid Muhammedi, majtas.

Ministri i Haxhit dhe Umres i Arabisë Saudite, Muhammed Benten u takua me Kryetarin e Organizatës të Haxhit të Iranit, Hamid Muhammedi dhe delegacionin që e shoqëronte, për të diskutuar  çështjet rreth rregullimit të  marrëveshjeve për haxhinjtë iranianë për sezonin e ardhshëm të Haxhit.

Takimi u zhvillua si pjesë e seancave të mbajtura nga Ministria e Haxhit dhe Umrestë Arabisë Saudite me të gjitha delegacionet e çështjeve të Haxhit  të vendeve islamike për të diskutuar masat e pranimit të haxhinjve, strehimin e tyre dhe të lëvizjes për të ofruar shërbime që kontribuojnë në kryerjen e ibadeteve të tyre me lehtësi.

{# Photos as tiles (one photo: full width). Each links to its original, which site.js opens in a full-screen viewer; without the script the link simply opens the image. #}

Burimi: SPA