U botua në Rusi libri "Hyrje në Islami për Predikuesit Ortodoksë"
Një libër me titull "Hyrje në Islam për Predikuesit Ortodoksë" shkkruar shkruar në gjuhën ruse nga një grup ekspertësh muslimanë u botua në Moskë.
Qendra Kulturore Iraniane në Moskë ka prezantuar librin në vëllimin e 67-të të "Shoqërisë dhe Kulturës e Rusisë sotme" Weekly.
Sipas qendrës, libri u përurua kohët e fundit në një ceremoni në kryeqytetin rus, në Moskë.
Roman Silantjev, dijetar i shquar fetar dhe profesor në Universitetin Linguistik Shtetëror të Moskës, George Maximov, prift ortodoks, myftiu Farid Salmanov dhe Veliullah Jakupov, studiues fetar, kanë bashkëpunuar për të shkruar këtë libër edukativ.
Silantyev tha se është për t’u vlerësuar kontributi i dy hoxhallarëve muslimanë të cilët kanë qartësuar pikëpamjet muslimane dhe mësimet islame në këtë libër.
Libri ka 464 faqe ku përfshihen çështje të mëdha që lidhen me Islamin dhe muslimanët, duke përfshirë kulturën bashkëkohore të komuniteteve muslimane në Rusi, tiparet e dialogut ndërfetar, dallimet në mes të muslimanëve dhe të krishterëve dhe shkollave të ndryshme të mendimit islam. Lexuesit do të njihen edhe me qendrat themelore Islame të Rusisë dhe biografinë e 100 dijetarëve të shquar musliman.
Libri është gjithashtu një burim i vlefshëm i informacionit rreth shoqëritë islame në pjesë të ndryshme të Rusisë dhe të atyre që u konvertua në Islam në Ruse.
Burimi: IQNA News