Ne jemi pranë çdo grupi që qëndron në rrugën e Rezistencës
Nëse Rezistenca nuk do ta kishte gjunjëzuar regjimin sionist, ne tashmë do të ishim bërë dëshmirarë të trans-agresionit të tij në shtet e tjera të rajonit – nga Egjipti në Jordani, nga Iraku në Gadishullin Persian dhe në vendet e tjera.
Në Konferencën e Gjashtë Ndërkombëtare në Mbështetje të Intifadës Palestineze, Lideri Suprem tha se: Ne jemi pranë çdo grupi që qëndron në rrugën e Rezistencës.
Përpara se të fillojë këtë fjalim, do të doja t’i rikujtoj dëgjuesve se sot është përvjetori i rënies dëshmor të Malcolm X, një lideri mysliman amerikan. Do t’i lutesha të gjithë pjesëmarrësve që të lexojnë Suren Fatiha dhe Suren Teuhid për hir të shpirtit të tij.
Në emër të Allahut, Mëshiruesit dhe Mëshirëbërësit
Të gjitha lutjet shkojnë për Allahun, Zotin e Botëve dhe paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi drejtuesin e gjithë njerëzimit, profetin Muhammed al-Mustafa dhe mbi famijarët e tij dhe sshoqeuesve të tij.
Në librin e lartësuar [Kur’anin e Shenjtë], Allahi I Gjithëdituri thotë: “Mos u ligështoni dhe mos u pikëlloni, sepse ju, gjithsesi jeni më të lartët, nëse jeni besimtarë të vërtetë.” [Kurani i Shenjtë sure 3, ajeti 139] ndërsa në suren Muhammed thotë: “Dhe mos u bëni të dobët e të kërkoni armëpushim, ndërkohë që jeni më të fuqishmit dhe Allahu është me ju. Ai nuk do t’jua pakësojë (shpërblimin për) veprat tuaja.”
Fillimisht, e shoh të nevojshme që të falenderoj të gjithë të ftuarit e dashurë, kryetarët e nderuarë të organizatave islamike, udhëheqës të grupeve të ndryshme palestineze,, intelektualët, dijetarët dhe personalitetet e shquarë të botës Islame dhe personalitetet e tjerë që luftojnë për liri. Ju falenderoj për pjesëmarrjen dhe ju uroj mirëseardhjen në këtë konferencë të rëndësishme.
Në të vërtetë, historia e pikëlluar e Palestinës dhe trishtimi torturues i ndjerë për shkak të shtypjes kundrejt këtij kombi të durueshëm, qëndrues dhe rezistent, është brengosje për çdo individ që kërkon liri, të vërtetën dhe drejtësinë dhe është kthyer në një dhimbje pikëlluese dhe vuajtje në zemrën e dikujt.
Historia e Palestinës është e mbushur me të mira dhe të këqija, të diktuara nga pushtimi mizor i atij rajoni, lënja e miliona njerëzve të pastrehë dhe qëndresa kurajoze e pathyer e këtyre njerëzve heroikë. Nëse bëjmë një kërkim të kujdesshëm në histori, do të shohim se nuk ekziston asnjë popull tjetër, të asnjë periudhe kohore në gjithë historinë e njerëzimit që ka qënë subjekt i një dhimbjeje, vuajtje dhe mizorie të këtillë. Nuk është parë kurrë në histori që një vend të pushtohet nga një komplot super-rajonal, ku njerëzit të jenë dëbuar nga shtëpitë e tyre dhe nga shteti i tyre dhe një grup tjetër, nga vende të ndryshme të botës të sillen për të zëvendësuar një komb të tërë. Nuk është parë kurrë që të injorohet një entitet i vërtetë dhe vendin tij ta zërë një entitet farsë.
Megjithatë, me lejen e Allahut Të Lartësuar, edhe kjo faqe e errët e historisë së njerëzimit do të mbyllet, ashtu siç janë mbyllur edhe faqe të tjera të errëta të njerëzimit. Në Kuranin e Shenjtë thuhet: “Thuaj: “E vërteta erdhi, ndërsa e pavërteta u shkatërrua. Sigurisht, e pavërteta është e paracaktuar të zhduket!” Ndërsa në ajetin 105 të sures El-Enbija, Allahu thotë: “Ne shënuam në Zebur, pas Teuratit, që tokën (e Xhenetit) do ta trashëgojnë robërit e Mi të mirë”.
Kjo konferencë po mbahet në kushtet më të vështira të përjetuara në gjithë botën dhe veçanërisht në rajon. Këto ditë, rajoni ynë – i cili e ka mbështetur gjithmonë popullin e Palestinës në luftën e tyre kundër komplotit global – është duke përjetuar sitata të vështira dhe krizë. Krizar ekzistencilae për momentin në disa shtete islamike në rajon kanë qënë arsye pse mbështetja në çështjen e Palestinës dhe në idealin e shenjtë çlirimit të Kudsit të mos jetë më aq e drejtpërdrejtë. Nëse i kushtojmë vëmendje rezultatet që sjellin këto kriza do ta kemi të lehtë të kuptojmë se cilat fuqi përfitojnë nga ekzistenca e këtyre krizave.
Ata që krijuan regjimin sionist në rajon, me qëllim që të pengonin me çdo mënyrë stabilitetin, qëndrueshmërinë dhe zhvillmin e rajonit duke imponuar kriza afatgjata janë të njëjtët që fshihen pas rebelimit që po përjetohet në rajon për momentin. Këto janë rebelime që janë akumular në kapacitetet e kombeve të rajonit dhe përdoren që t’i kundërvihen njëri-tjetrit duke shkaktuar zgjerimin e kofliteve të kota dhe të pakuptimta.
Ata që krijuan regjimin sionist në rajon, me qëllim që të pengonin me çdo mënyrë stabilitetin, qëndrueshmërinë dhe zhvillmin e rajonit duke imponuar kriza afatgjata janë të njëjtët që fshihen pas rebelimit që po përjetohet në rajon për momentin.
Kur të gjitha këto kapacitete të shuhen do të përgatitet terreni për përforëcimin e përditshëm të regjimit sionist gjithnjë e mëshumë në rritje. Kundrejt kësaj situate, ne po dëshmojmë edhe përpjekjet e personaliteteve qëllim-pastër dhe të urtë të ymetit mysliman. Ata po mundohen në mënyrë rigoroze që t’i zgidhin këto ndryshueshmëri mes myslimanëve. Megjithatë, fatkeqsisht, komplotet e ndërlikuara të armiqve kanë bërë të mundur që të imponojnë luftë civile në vendet myslimane duke përfituar nga neglizhensa e disa qeverive. Këto komplote kanë bërë të mundur që këto shtete të pozicionohen kundër njëri-tjetrit, për t’i dalë kundër përpjekjeve që kanë bërë personalitetet që mbartin qëllime pozitive në ymetin mysliman.
Ajo që është e rëndësishme në lidhje me këtë çështj është përpjekja për të dobësuar pozicionin e çështjes së Palestinës dhe ta ulë atë nga përparësia që ka. Pavarësisht ndryshimet që kanë vendet islamike me njëri-tjetrin – disa janë ndryshueshmëri të vërteta, disa janë ngryshueshmëri artificiale të imponuara nga komplotet e armikut dhe të tjerat janë thjesht neglizhenca – çështja e Palestinës mund dhe duhet të jetë pikënisja e bashkimit të të gjitha shteteve islamike. Një ndër arritjet e kësaj konference është shpallja e prioritetit të botës Islame dhe luftëtarëve të lirisë në të gjithë botën, i cili është çështja e Palestinës dhe krijimi i një atmosfere harmonie dhe unanimiteti me qëllimin e vetëm që të arrihet objektiva për të mbështetut popullin e Palestinës dhe luftën e tyre të vërtetë dhe të pikënsur nga drejtësia.
Në asnjë moment nuk duhet të neglizhohet rëndësia e dhënies së mbështetjes politike për popullin e Palestinës. Kjo çështje ka një përparësi të veçantë në botën e sotme. Edhe nëse shtetet myslimane dhe luftëtarët e lirisë mund të kenë pikëpamje dhe mendime të ndryshme, ata mund të mblidhen së bashku për një qëllim të rëndësishëm që është Palestina dhe domosdoshmëra për ta çliruar atë. Me shfaqjen e shenjave të rënies në brendësi të regjimit sionist dhe dobësisë që ka dominuar në mesin e aleatëve të tij kryesorë – në veçanti në Shtetet e Bashkuara të Amerikës – duket se situata globale është duke ndryshuar gradualisht duke lëvizur drejt konfrontimit të aktiviteteve armiqësore, të paligjshme dhe çnjerëzore të regjimit sionist. Sigurisht, komuniteti global dhe vendet e rajonit ende nuk e kanë arritur të përmbushin përgjegjësitë e tyre në lidhje me këtë çështje humanitare.
Edhe nëse shtetet myslimane dhe luftëtarët e lirisë mund të kenë pikëpamje dhe mendime të ndryshme, ata mund të mblidhen së bashku për një qëllim të rëndësishëm që është Palestina dhe domosdoshmëra për ta çliruar atë.
Shtypja e popullit të Palestinës në këtë mënyrë brutale, duke arrestuar individë të shumta, duke grabitur dhe vrarë njerëz, duke u pushtuar tokat që kanë qënë gjithnë të kombit palestinez dhe ndërtimit të vendbanimeve të tjera në to, duke bërë përpjekje për të ndryshuar pamjen dhe identitetin e qytetit të shenjtë të Kuds, Mesxhidit al-Aksa dhe vendeve të tjera të shenjta islame dhe të krishtera, shkelja e të drejtave themelore të qytetarëve dhe shumë abuzime të tjera vazhdojnë ende të ekzistojnë dhe të jenë aktive. Këto akte të ketë mbështetjen e të gjithë-out e Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe disa qeveri të tjera perëndimore dhe për fat të keq, ata nuk do të marrin përgjigjen e duhur nga bota. Fatkeqësisht, të gjitha këto veprime gëzojnë mbështetjen e plotë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe disa qeverive të tjera perëndimore dhe nuk kanë marrë kurrë kundërpërgjigjen që ju takon.
Populli i Palestinës është krenar që Allahu i Lartësuar i ka dhënë atyre një mirësi të madhe duke i ndihmuar ata që t’i përmbahen përgjegjësisë së madhe për të mbrojtur këtë tokë të shenjtë dhe Mesxhidin al-Aksa.
Populli i Palestinës nuk ka asnjë mundësi tjetër veçse të mbajë ndezur flakët e luftimeve duke u mbështetur tek All-llahu I Lartësuar dhe duke u mbështetur në aftësitë e tyre të lindura, siç kanë bërë në të vërtetë deri më sot. Intifada që ka rifilluar për herë të tretë në tokat e pushtuara, është subjekt i një shtypjeje shumë më të madhe se dy Intifadave të mëparshme, megjithatë ajo ende është duke përparuar në një mënyrë të ndritshme dhe shpresëdhënëse. Dhe me lejen e Allahut, do të shohim se kjo intifadë do të jetë zanafilla e një kapitulli shumë të rëndësishëm në historinë e luftimeve dhe se ajo do të shkaktojë një tjetër humbje në atë regjim pushtues sionist.
Që nga fillimi, ky tumor kancerogjen është zhvilluar në disa faza derisa u shndërruar në katastrofën që është sot. Po kështu, edhe kura kundër këtij tumori duhet të zhvillohet në faza. Deri më tani, disa intifada dhe një rezistencë e vazhdueshme dhe konstante kanë arritur me sukses përmbushjen e qëllimeve graduale shumë të rëndësishme. Intifada palestineze vazhdon të përparaojë pa ndalim në një mënyrë të stuhishme në mënyrë që të mund të arrijë qëllimet e saj të tjera, deri në çlirimin e plotë të Palestinës.
Populli i mahnitshëm i Palestinës - të cilët mbajnë mbi supe barrën e rëndë të konfrontimit me sionizmin global dhe mbështetësit e tij dhunues – i kanë dhënë një mundësi të gjithë pretenduesve që të vënë pretendimet e tyre në provë dhe ata e kanë bërë këtë në një mënyrë të qetë, por gjithsesi ende të fuqishme dhe të qëndrueshme. Ditën kur u parashtruan “propozimet për kompromis”, të cilat seriozisht mbartnin një arsyetim të rremë të realizmit dhe të nevojës për të pranuar të drejtat minimale për të parandaluar që ato të drejta të shkeleshin tërësisht, populli i Palestinës dhe të gjitha ato orientimeve, të cilat tashmë ishin të vetëdijshëm për pasaktësitë e kësaj pikëpamjeje vendosin t’i japin një mundësi kësaj alternative. Sigurisht, që nga fillimi, Republika Islamike e Iranit ka këmbëngulur në pasaktësinë e strategjive të këtij kompromisi dhe ka paralajmëruar për efektet e dëmshme të tij dhe dëmet e rënda. Mundësia që i është dhënë ndjekjes së procedurës së kompromisit i solli efekte shkatërruese në rrugën e rezistencës dhe luftën e kombit palestinez, por pasoja e vetme pozitive ishtë që të gjithë arritën të vërtetonin pasaktësinë e të ashtuquajturit “realizëm” në praktikë.
Në fund të fundit, regjimi sionist është formuaa në një mënyrë të këtillë që nuk mund të shmanget kërkesa e tij për dominim, duke shtypur të tjerët dhe duke shkelur të drejtat e vërteta të palestinezëve. Kjo për shkak entiteti dhe identiteti i këtij regjimi janë të varura në shkatërrimin gradual të identitetit dhe subjektit të Palestinës.
Subjekti i paligjshëm i regjimit sionist do të vazhdojë të ekzistojë vetëm duke u mbështetur dhe duke u ushqyer mbi rrënojat e identitetit dhe subjektit Palestinës. Kjo është arsyeja pse mbrojtja e identitetit palestinez dhe ruajtja e të gjitha simboleve të këtij identiteti të sinqertë dhe natyror është një domosdoshmëri dhe një xhihad i shenjtë.
Për sa kohë që emri dhe përkujtimi i Palestinës dhe flakëve të shndritshme të rezistencës së këtij kombi vazhdojnë të konservohen dhe të ruhen, është e pamundur që themelet e regjimit pushtues sionist të përforcohen. Problemi me “kompromisin” nuk është vetëm se ky kompromis legjitimon një regjim të ngritur duke shkelur të drejtat e një kombi – sigurisht, vetëm kjo gjë në vetvete është një varr dhe gabim i pafalshëm – në fakt është se ky kompromis bie plotësisht në kundërshtim me gjendjen aktuale të Palestinës dhe se nuk ka marrë parasysh karakteristikat ekspansioniste, shtypëse dhe lakmitare të sionistëve. Megjithatë, duke ngushtuar mundësitë e tyre, këta njerëz kanë arritur të vërtetojnë pasaktësitë e atyre që mbështesin kompromisin. Si rezultat i kësaj ka lindur një lloj konsensusi kombëtar në lidhje me metodat e duhura të luftuar për të rifituar të drejtat e vërtetë të popullit palestinez.
Për sa kohë që emri dhe përkujtimi i Palestinës dhe flakëve të shndritshme të rezistencës së këtij kombi vazhdojnë të konservohen dhe të ruhen, është e pamundur që themelet e regjimit pushtues sionist të përforcohen.
Tani, njerëzit e Palestinës kanë përjetuar dy paradigma të ndryshme në tre dekadat e fundit të historisë së tyre dhe e kanë kuptuar raportin e këtyre dy paradigmave në lidhje me kushtet në të cilat ata ndodhen. Paradigma e rezistencës heroike dhe të vazhdueshme dhe të Intifadës së shenjtë qëndron plotësisht kundër paradigmës së kompromisit. Paradigma e parë ka sjellë arritje të mëdha për kombin. Nuk është thjesht një rastësi që këto ditë jemi dëshmitarë të faktit se, Rezistenca është duke u sulmuar dhe se Intifada është duke u vënë në dyshim nga qendrat famëkeq.
Nga armiku nuk pritet të veprojë ndryshe, sepse ai është plotësisht i vetëdijshëm për korrektësinë dhe produktivitetin e kësaj rruge. Megjithatë, ne ndonjëherë kemi qënë dëshmitarë se disa prej këtyre orientimeve dhe madje edhe vendet të cilat në dukje e mbrojnë çështjen e Palestinës, por që në të vërtetë ata përpiqen të devijojnë nga rruga e vërtetë dhe njerëzve të vërtetë, duke sulmuar Rezistencën. Pretendimi i tyre është që në jetën e saj prej dekadash të gjata, Rezistenca ende nuk ka arritur të ndihmojë Palestine për të arritur lirinë e saj dhe për këtë arsye, kjo metodë duhet të rishqyrtohet.
Si përgjigje të këtij pretendimi ne i themi se, edhe pse Rezistenca ende nuk ka mundur që të arrijë pavarësinë e Palestinës, e cila është qëllimi kryesor ka arritur ta mbajë çështjen palestineze të gjallë. Pyetja që ne duhet të ngremë është se në çfarë gjendje do të ishim tani nëse nuk do të ekzistonte Rezistenca. Arritja më e rëndësishme e Rezistencës po krijon një pengesë të madhe në rrugën e projekteve sioniste. Suksesi i Rezistencës qëndron në vendosjen e një luftë lodhëse mbi armikun. Me fjalë të tjera, ajo ka arritur të mposhtë planin kryesor të regjimit sionist, domethënë ka rrëzuar planin për të dominuar të gjithë rajonin.
Në këtë proces, thelbi i Rezistencës dhe ushtarët që janë angazhuar në rezistencë që nga fillimi kundër vendosjes së regjimit sionist dhe që kanë mbajtur lart flamurin e rezistencës duke e përcjellë atë për gjeneratat e ardhshme duke vënë në rrezik jetët e tyre – duhet të të përkujtohen dhe të lavdërohen.
Roli i Rezistencës në periudhën pas-pushtimit nuk është një sekret për askënd dhe pa dyshim, fitorja e Rezistencës në luftën e viti 1973 nuk mund të injorohen, edhe pse kjo ishte një fitore e ngushtë. Që nga viti 1982, barra e Rezistencës i ka rënë praktikisht popullit të mbetur brenda Palestinës, por Rezistenca Islamike e Libanit – Hizbullahut – u kthye për të ndihmuar palestinezët në rrugën e luftës së tyre. Nëse Rezistenca nuk e kishte ulur në gjunjë regjimin sionist, ne tani do të ishim duke dëshmuar shkeljet e këtij regjimi ndaj vendeve të tjera të rajonit – nga Egjipti në Jordani, nga Iraku në rajonin e Gjirit Persik dhe në zonat e tjera.
Kjo arritje është shumë e rëndësishme, megjithatë kjo nuk është e vetmja arritje e Rezistencës. Çlirimi i Libnit jugor dhe Gazzës ka qënë rezultat i dy qëllimeve të përkohshme të rëndësishme në tërsinë e procesit të çlirimit të Palestinës. Kjo ka bërë gjë i gjithë procesi i regjimit sionist për t’u zgjeruar gjeografikisht të dështojë dhe të ndodhë krejt e kundërta.
Që në fillim të viteve 1980, regjimi sionist jo vetëm që ka nuk qenë në gjendje të zgjerohet gjeografikisht në toka të reja, por gjithashtu ka filluar të tërhiqet. Tërheqja e tij ka filluar me tërheqjen poshtëruese nga Libani jugor dhe ka vazhduar me një tjetër tërheqje poshtëruese nga Gaza. Askush nuk mund të mohojë rolin kryesor dhe përcaktues që ka luajtur Rezistenca në Intifadën e parë. Po kështu edhe në intifadës së dytë, roli i Rezistencës ishte themelor dhe i pazëvendësueshëm. Kjo ishte një intifada që përfundimisht detyroi regjimin sionist të tërhiqej nga Gaza. Lufta 33-ditore në Liban, si dhe luftrat 22-ditore, 8-ditore dhe 51-ditore në Gaza ishin të gjitha faqe që shkëlqejnë në fletën e performancës të Rezistencës. Këto luftëra janë një burim krenarie për të gjithë popujt e rajonit, për botën e Islamit dhe për të gjithë luftëtarët e lirisë në botë.
Në luftën 33-ditore, të gjitha mënyra për të ndihmuar kombin libaneze dhe ushtarët trima dhe rezistentë të Hizbullahut ishin bllokuar, por me ndihmën e Allahut dhe me mbështetjen tek një forcë e madhe e përbërë nga njerëzit rezistentë e Libanit, regjimit sionist dhe aleatja e saj kryesore – Shtetet e Bashkuara të Amerikës – pësoi një humbje poshtëruese, si rezultat i së cilës ata nuk kanë guxuar më që të sulmojnë në rajon. Përpjekjet e vazhdueshme të rezistencës të bëra nga Gaza – e cila tashmë është shndërruar në një kala të pamposhtur – tregoi në rrjedhën e disa luftërave që ky regjim është shumë i dobët për t'i rezistuar vullnetit të një kombi.
Heroi kryesor gjatë luftërave të Gazës është kombi i guximshëm dhe rezistent i cili vazhdon të mbrojtë këtë kala me mbështetjen e fuqisë së besimit, pavarësisht vazhdueshmërisë prej shumë vitesh të rrethimit ekonomik. Është e nevojshme të përkujtojmë të gjithë grupet e përfshirë në Resistancën palestineze duke përfshirë – Sarayah el-Kudsit, Xhihadi Islamik, Kataeb al-Izz ad-Din al-Kassam, Hamasi, Kataeb el-Shuhada el-Aksa nga Fet'h dhe Kataeb Abu Ali Mustafa, Fronti Popullor për Çlirimin e Palestinës – të cilatkanë luajtur të gjithë role të vlefshme në këto luftëra.
Heroi kryesor gjatë luftërave të Gazës është kombi i guximshëm dhe rezistent i cili vazhdon të mbrojtë këtë kala me mbështetjen e fuqisë së besimit, pavarësisht vazhdueshmërisë prej shumë vitesh të rrethimit ekonomik.
Të dashur të Ftuarë!
Rreziqet që burojnë nga prezenca në rajon e regjimit sionist nuk duhet të injorohet asnjëherë! Për këtë arsye, Rezistenca duhet të përfitojë nga të gjitha mjetet e domosdoshme për të vazhduar detyrën e saj. Në këtë rrugëtim, të gjitha shtetet rajonale dhe qeveritë dhe të gjithë partizanët e lirisë në gjithë botën duhet të përmbushin nevojat themelore të këtij kombi rezistent.
Boshti kryesor i Rezistencës është durimi dhe qëndrueshmëria e popullit palestinez që kanë rritur fëmijë të guximshëm dhe rezistentë. Plotësimi i nevojave themelore të popullit palestinez dhe rezistencës palestineze është një përgjegjësi e rëndësishme dhe jetike që duhet të kryhet nga të gjithë ne.
Duke bërë një gjë të këtillë, ne nuk duhet të injorojmë nevojat themelore të Rezistencës në West Bank, sepse përgegjësitë e West Bank janë barra kryesore e Intifadës së shtypur. Duke mësuar nga e kaluara e saj, Rezistenca palestineze duhet t'i kushtojë vëmendje kësaj pike të rëndësishme: Rezistenca dhe Palestina janë shumë të larta dhe të vlefshme që të përfshihen në dallimet në mes të vendeve islamike dhe arabe apo dallimet e brendshme, etnike dhe denominacionale që ekzistojnë në vende të ndryshme . Palestinezët, veçanërisht grupet e rezistencës, duhet të vlerësojnë vlerën e pozicioneve e tyre të çmuar dhe duhet të shmangin ndërhyrjen në këto dallime. Vendet islame dhe arabe dhe të gjitha orientimet islame dhe kombëtare duhet të jenë në shërbim të idealit palestinez.
Mbështetja ndaj rezistencës është një përgjegjësi për të gjithë ne. Askush nuk ka të drejtë të ketë pritshmëri të veçanta si përgjigje për ndihmën e tyre. I vetmi kusht i kësaj mbështetjeje është të mbështesë me qëllim të forëcimit të popullit plaestinez dhe strukturës së Rezistencës. Përkushtimi ndaj vendosshmërisë së Rezistencës përballë armikut në të gjitha përmasat garanton vazhdueshmërinë e kësaj mbështetjeje.
Pozicioni ynë në Rezistencë mbart një rëndësi thelbësore dhe nuk ka të bëjë kurrësesi me asnjë grup të veçantë. Ne mbështesim çdo grup i cili ndjek këtë rrugë dhe çdo grup qëë e braktis këtë rrugë humbet edhe mbështetjen tonë. Thellësia e marrëdhënieve tonë me çdo grup të përfshirë në Rezistencën Islamike ndërvaret vetëm në nivelin e përkushtimit të tyre në parimin e Rezistencës.
Ne mbështesim çdo grup i cili ndjek këtë rrugë dhe çdo grup qëë e braktis këtë rrugë humbet edhe mbështetjen tonë.
Një tjetër pikë që duhet të ngrihet për diskutim është ekzistenca e disa ndryshueshmërive mes grupimeve të ndryshme palestineze. Ekzistenca e ndryshueshmërive në të menduar është një gjë natyrore dhe e kuptueshme duke marrë parasysh diversitetin e shijeve të këtyre organizatave, por përsa kohë do të mund t’i lëmë mënjanë këto ndryshueshmëri, bashkëpunimi mes tyre sa vjen dhe do të bëhet më i thellë në një luftë të përbashkë të kombit palestinez. Megjithatë, problemi fillon kur këto ndryshueshmëri akumulohen dhe ekzagjërohen – Zoti na ruajtë – përfundojnë në konflikte serioze.
Nëse një gjë e këtillë do të ndodhte, atëherë orientime të ndryshme do të ndjekin detyrimisht rrugë të ndryshme, gjë që është pikërisht ajo që kërkon armiku. Ato e bëjnë këtë gjë duke bllokuar fuqitë dhe kapacitetet e njëri-tjetrit. Manaxhimi i ndryshueshmërive dhe mosmarrëveshjeve në opinion është një aftësi më vete dhe duhet të përvetësohet nga të gjitha rrymet e ndryshme. Ata duhet t’i formësojnë planet e tyre të luftës në mënyrë të këtillë që këto plane vetëm t’i bëjnë presion armikut dhe të ndihmojë në përforcimin e kauzës së përbashkët. Bashkimi nacional mbi bazat e një plani të përbashkët të xhihadit është një domosdoshmëri kombëtare për Palestinën. Pritet që të gjitha orientimet të mundohen të arrijnë këtë bashkim në mënyrë që t’i përgjigjen të gjitha kërkesave të popullit palestinez.
Gjithashtu këto kohë, Rezistenca është duke u përballur me një tjetër komplot, i cili është një përpjekje e disa të ashtuquajturave miq për të devijuar Rezistencën dhe Intifadën e popullit të Palestinës nga qëllimi i tyre i vërtetë dhe për t’ia shitur ato të dyja armiqve të kombit palestinez, me të cilët ato shkëmbejnë në fshehtësi informacione. Megjithatë, Rezistenca është aq inteligjente sa për të mos rënë në asnjë mënyrë pre e këtij kurthi. Një nga arsyet pse nuk do të bien në këtë kurth është se njerëzit e Palestinës janë udhëheqësit e vërtetë të luftimeve dhe të Rezistencës, dhe përvojat e kaluara tregojnë se në momentin që ato arrijnë të përftojnë një kuptim të saktë të kushteve, bëjnë të mundur parandalimin e këtyre devijimeve. Zoti na ruajtë, në qoftë se do të ndodhte që një nga orientimet Rezistencës të bie në ndojë nga këto kurthe, ata [njerëzit] do të mund të riprodhojnë këtë mangësi siç e kanë bërë një gjë të tillë në të kaluarën. Nëse një grup i ul flamurin e Rezistencës, një grup tjetër pa dyshim do të dalin nga zemra e popullit të Palestinës për të ngritur atë përsëri.
Pa asnjë dyshim në këtë konferencë, të nderuar pjesëmarrës do të flitet vetëm për çështjen e Palestinës, e cila në fakt për vite të tëra ka qënë subjekt i harresës dhe mungesë të vëmendjes së nevojshme. Padyshim që çdo krizë që ekziston në çdo rajon dhe çdo pjesë të popujve myslimanë meriton vëmendjen e saj, megjithatë shkaku për të cilin jemi mbledhur sot është çështja e Palestinës. Kjo konferencë mund të jetë një model për t’u marrë shembull nga të gjithë myslimanët dhe popujt rajonalë që të zbehin gradualisht dallueshmërinë e tyre mes tyre duke u fokusuar tek pikat e tyre të përbashkta, për të rritur kështu forcimin e ndjekësve të Muhammedit (paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të).
Së fundmi, mendoj se është e rëndësishme që të falenderoj të gjithë të fturit e nderuar për prezencën tuaj të vyer. Gjithashtu do të dëshiroja të falnederoja moderatorin e nderuar të Komisionit Konsultativ Islamik dhe kolegët e tij në parlament për përpjekjet e tyre për të organizuar këtë konferencë.
I lutem Allahut të Lartësuar që t’ju ndihmojë të keni sukses të gjithë juve që po shërbeni në çështjen palestineze si çështjen më të rëndësishme në botën islame si një pikënisje për njëshmërinë e të gjithë myslimanëve dhe të gjithë personave të lirë në të gjithë botën.
Paqja dhe mëshira e Zotit qoftë mbi shpirtërat e lartësuarë të të gjithë dëshmorëve, vençanërisht mbi shpirtin e dëshmorëve të nderuarë të rezistencës kundër regjimit sionist, mbi të gjithë ushtarët e sinqert të Rezistencës dhe mbi shpirtin e pastër të themeluesit të Republikës Islamike që i ka dhënë rëndësi më shumë se kushdo në çështjen e Palestinës.
Uroj të jeni të suksesshëm dhe fitimtarë!
Paqja, mëshira dhe bekimet e Allahut qofshin mbi ju!
Burimi: http://iuvmpress.com/