Dr. Velayati i është përgjigjur komenteve anti-iraniane të bëra nga zyrtarët turq
Ali Akbar Velayati është shprehur se “Disa vende reaksionare e rajonit kanë bërë vërejtje ndaj Iranit për shkak se nuk arritën të përmbushin asnjë nga objektivat e tyre negative në Siri”
Gjatë një konference për shtypi, bashkëngjitur me takimin e tij me kryetarin e Kuvendit Sirian, Hadiya Abbasit, Kryetari i Qendrës Kërkimore Strategjike të Këshillit të Përshtatshërisë Politike të Iranit, Ali Akbar Velayati ka deklaruar: “Sot, ne zhvilluam një takim të mirë dhe konstruktiv me kryetarin e Parlamentit të Sirisë. Ne diskutuam mbi tema të ndryshme duke përfshirë krizën siriane, rajonale dhe çështjet ndërkombëtare.”
Kryetari i Qendrës Kërkimore Strategjike të Këshillit të Përshtatshërisë Politike tha duke e theksuar se Irani është një aleat strategjik i Sirisë: “Arroganca Globale ka ndërmarrë një sërë masash për të coptuar Sirinë. Njëra prej tyre është edhe mbështetja e terroristëve që luftojnë kundër qeverisë legjitime të Sirisë. Megjithatë, Irani dhe aleatët e tjerë të Sirisë i kanë penguar këto veprimet dhe kanë ndihmuar vendin.”
Ai ka vazhduar duke shtuar se: “Së fundmi kemi parë se qeveri siriane ka përqafuar këtë front dhe mbështet qeverinë legjitime dhe popullin e Sirisë, sepse ajo e ka ndjerë aromën e terrorizmit.”
Velayeti është shprehur se: “Të gjithë rajonalët dhe transrajonalët kanë arritur në përfundimin se qeveria siriane ka kaluar një pikë kthese kyçe të betejave të saj, kjo pikë është çlirimi i Aleppos. Financuesit terroristë janë të vetëdijshëm për këtë gjë dhe e kuptojnë që nuk mund të bëjnë asgjë kundër këtij fakti, kështu që filluan të fajësonin të tjerët në skenën ndërkombëtare, si Konferencën e Mynihut.”
Duke iu referuar përpjekjeve të disa shteteve reaksionare rajonale për ta treguar Iranin si një faktor i pasigurisë në rajon, Kryetari i Qendrës Kërkimore Strategjike të Këshillit të Përshtatshërisë Politike ka thënë se “Të Gjithë janë të vetëdijshëm se vendet që mbështesin terrorizmin në rajon janë Shtetet e Bashkuara, Arabia Saudite dhe aleatët e tyre. Dhe vende në krahun e tyre të kundërt janë Irani dhe shtetet që mbështesin paqen dhe miqësinë. Për këtë arsye, ato që thuhen janë të pabaza.”
Më pas ai ka shtuar se: “Lidhjet strategjike Iran-Siri do të vazhdojnë deri në një fitore të plotë që do të kthejë intergritetin e vendit dhe qeverinë e saj legjitime bashkë me kthimin e refugjatëve sirianë.”
Ndërsa përsa i përket deklaratave të ministrave të punëve të jashtme arab dhe turk në Konferencën e Mynihut, Velayati është shprehur kështu “Më duhet të them se ministri arab bëri komente të pabazuara askund, por ne jemi mësuar të dëgjojmë fjalë irracionale dhe nuk u kushtojmë shumë vëmendje.”
Kryetari i Qendrës Kërkimore Strategjike të Këshillit të Përshtatshërisë Politike ka vijuar si më poshtë: “I rekomandoj ministrit të jashtëm saudit që bën më mirë të mendojë për vendin e tij. Me rekomandime kaq të papjekura për marrëdhëniet me jashtë është Arabia Saudite që do të pësojë humbje.”
Ndërsa përsa i përket deklaratës së ministrit turk, ai ka thënë se “Irani e kupton situatën ku ndodhet Turqia, duke qënë se ende është duke marrë veten nga përpjekjet për grusht shteti dhe gjithashtu nuk arriti asnjë nga qëllimet që kishte në Siri.”
Velayati shtoi se “Irani është i pranishëm në Irak dhe Siri dhe po i mundëson dy vendeve asistencë këshilluese me ftesën zyrtare të ventë këtyre vendeve.”
Në fund, Kryetari i Qendrës Kërkimore Strategjike të Këshillit të Përshtatshërisë Politike ka thënë se: “Ata që kanë hyrë në këto shtete pa leje, apo pa ftesë janë të jashtëligjshëm aty dhe duhet të largohen nga ato vende. Ose do të largohen vetë nga këto vende, ose do të përzihen nga populli irakian dhe sirian.”
Burimi: http://iuvmpress.com/