Kryeministri kërkon nga Putini ta njoh pavarsinë e Kosovës, Serbia e sheh si provokim
Moska duhet të shoh përtej interesave të Serbisë dhe Kosovën të mos e krahasojë me Krimenë”, citohet të ketë thënë Thaçi.
Mediat serbe sot kanë komentuar kërkesën e presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, i cili siç thuhet ka kërkuar nga presidenti rus, Vladimir Putin për të “hequr barrën nga Serbia”, dhe të njohë Kosovën e pavarur.
E po këtë deklaratë, përveçse e kanë marrë si provokim, mediat serbe kanë thënë se lidhur me këtë ka reaguar edhe ambasadori rus në Beograd.
“Në këtë provokim të hapur menjëherë reagoi ambasadori rus në Beograd, Aleksandër Chepurin, i cili në një bisedë me Drejtorin e Zyrës për Kosovë, Marko Gjuriq ka thënë se Moska kurrë nuk do ta njohë shtetin e rremë të Kosovës”, shkruajnë mediat serbe.
Gjithashtu shtojnë se Milovan Drecun, kryetar i Komisionit për Kosovë dhe Metohi, beson se “ky provokim për incidente dhe të tjera të Prishtinës, bëhen për të shmangur formimin e Asociacionit të Komunave Serbe”.