Rihapet debati për kodin e ri telefonik të Kosovës
Në debatin që po e zhvillojnë ministrja Edita Tahiri, dhe deputeti i VV’së, Glauk Konjufca rreth kodit telefonik, Tahiri e ka ftuar Konjufcën që të bëhet pjesë e delegacionit të Qeverisë për të shkuar në Gjenevë për të biseduar rreth kodit telefonik.
“Hajde me mu në Gjeneve, bëhu pjesë e stafit tim për ITU’n”, ka thënë Tahiri.
Konjufca i është përgjigjur Tahirit se nëse e merr ftesën nga ajo, do ta pranojë.