İran

Irani i kupton kushtet në të cilin gjendet Turqia

Drejtori i Qendrës për studime strategjike të Këshillit për verifikimin e politikës së Republikës Islamike të Iranit, duke treguar se Irani i kupton kushtet në të cilat gjendet Turqia, ka deklaruar:” Ankara gjendet në presion dhe akoma është prezent  tensioni si rezultat i përpjekjes  së grusht shtetit në këtë vend”.

Ali Akbar Velajati, drejtor i Qendrës për studime strategjike të Këshillit për verifikimin e politikës së Republikës Islame të Iranit, të martën, në margjinat e takimit me Hedije Abasen, kryetarit të Parlamentit të Sirisë, në Teheran, duke treguar në deklaratat e fundit të zyrtarëve turq kundër Republikës Islame të Iranit, ka thënë:” Ankara akoma nuk e ka arritur as një prej qëllimeve në të cilat më herët  ka porosit”.

Velajati duke treguar në pritjet e zyrtarëve turk se do të falin namazin së shpejti në Damask,në xhaminë e Emevitëve, ka thënë:” Kjo dëshirë e tyre në fund nuk u realizua, fitoren përfundimtare megjithatë e mori qeveria siriane dhe populli i këtij vendi”.

Ali Akbar Velajati  njashtu ka reaguar edhe në deklaratat e fundit të Adil el Xhubejrit, ministrit të punëve të jashtme të Mbretërisë së Arabisë Saudite në konferencën e Këshillit të Sigurisë, duke thënë:” Republika Islame e Iranit është mësuar në këto deklarata, nuk është diç e re, ne nuk shqetësohemi”.

Ali Akbar Velajati ,  në fund ka treguar edhe në mbështetjen e këtij vendi Sirisë dhe Irakut në luftë kundër terrorizmit, dhe ka apostrofuar se hyrja në territoret e këtyre vendeve, pa koordinim me qeveritë e këtyre vendeve, është veprim ilegal.

Ministri i punëve të jashtme të Turqisë, si dhe ministri i punëve të jashtme të Mbretërisë së Arabisë Saudite, e kanë akuzuar Iranin për ndërhyrje në vendet e rajonit.

Burimi: sahartv.ir