Ajetullah Sejjid Ali Hamanei

Okupimi brutal i Palestinës nga Izraeli

Ajetullah Hamenei, lider i revolucionit islamik sot në fillimin e Konferencës së gjashtë ndërkombëtare në mbështetje të Palestinës, e  cila po mbahet në Teheran, ka theksuar përveç tjerash: “Represioni i tmerrshëm mbi popullin palestinez, burgosjet e shumta, vrasjet dhe plaçkitjet, uzurpimi i territorit të këtij populli dhe ngritja e vendbanimeve në to, në përpjekjet që të ndryshohet pamja dhe identiteti i qytetit të shenjtë të Kudsit dhe Mesxhidi Aksasë, si dhe tempujve tjerë fetar islam dhe krishterë në atë qytet, me mbështetjen e gjithanshme të SHBA-ve dhe vendeve tjera perëndimore regjimit sionist po vazhdojnë në kohën në të cilin për fat të keç, nuk janë të ballafaquar  me reaksionin të denjë të botë.

Imam Hamenei shtoi:” Populli palestinez ka nder që Allahu i Plotfuqishëm është i mëshirshëm ndaj tij, pasi që ia ka besuar misionin e madh të mbrojtjes së vendit të shenjtë dhe Mesxhidit Aksasë”. Më tutje shtoi:” Hulumtimet inteligjente në histori tregojnë se në asnjë çast të historisë, as një komb në botë nuk është ballafaquar me vuajtje dhe pikëllim, me brutalitet, në të cilin në një komplot trans rajonal vendi është okupuar tërësisht ndërsa populli i saj është përndjekur nga shtëpitë dhe vatrat e veta, që në vend të tyre grupet tjera nga pjesët tjerë të botës të vendosen dhe të injorohet ekzistenca faktike, që të posedojë identitetin e rrejshëm. Por, kjo është një nga faqet e përlyera e historisë, e cila sikur faqet tjera të ndotura të historisë, me lejen dhe ndihmën e Zotit të Gjithëfuqishëm do të mbyllet”. Ai ceku:”Kjo konferencë po mbahet në kushtet më të vështira rajonale dhe globale. Rajoni ynë, i cili gjithmonë e ka mbështetur kombin palestinez në luftën e tij kundër një komploti global, gjatë këtyre ditëve po përjeton trazira dhe kriza të shumta. Krizat ekzistuese në disa vende islamike të rajonit kanë sjell që mbështetja e çështjes palestineze  dhe idealeve të shenjtë të çlirimit të Kudsit të zbehen. Kthimi i vëmendjes nga rezultati i këtyre krizave pasqyrojnë  se cilat forcat kanë përfitim , ato të cilët e kanë sjell regjimin sionist në këtë rajon, ashtu që duke imponuar konflikte afatgjata të parandalojnë stabilitetin dhe zhvillimin e këtij rajoni”.

Lideri i revolucionit islamik ka shtuar:” Përkundër ekzistimit të konflikteve në mes vendeve islamike, prej të cilëve disa janë natyrale, disa rezultat i komplotit të armiqve, apo rezultat i mosnjohjes, çështja palestineze edhe më tutje do të duhej të jetë kornizë e unitetit të gjithë neve”. Imam Hamenei ka cek se njëra nga të arriturat e kësaj konference është prezantimi i prioritetit primar të botës islame e që është çështja palestineze dhe krijimi i atmosferës së solidaritetit me qëllim të realizimit  të mbështetjes palestineze  dhe luftës së saj për liri dhe drejtësi.

Burimi: sahartv.ir