Përgjigja nga Irani për Çavushoglu-në
Ministria e Punëve të Jashtme të Iranit i është përgjigjur deklaratave të ministrit të punëve të jashtme turk, Mevlut Çavushogu në konferencën e sigurisë në Mynih gjarë të cilave ka akuzuar Iranin.
Sipas shërbimeve informative të BBC-së persiane, zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashmte Iraniane, Behram Kasimi është shprehur se ministri turk i punëve të jashtme, Mevlut Çavushoglu gjatë deklaratës së tij ku e ka akuzuar Iranin për sektarizëm dhe destabilizimin e rajonit nuk është treguar aspak konsensual.
Ministri turk i punëve të jashtme, Mevlut Çavushoglu është shprehur kështu në fjalën e tij në konferencën e sigurisë në Mynih: “Irani po përhap sektarizmin. Fatkeqësisht politikat iraniane për përhapjen e sektarizmit po dobësojnë shumë shtete të rajonit si për shembull, Arabinë Saudite, Baherinin dhe vendet e tjera të gjiirit. Ai po mundohet ta bëjë Iranin, Irakun dhe Sirinë në vende shiite dhe kjo gjë është shumë e rrezikshme.”
Gjatë një deklarate për shtyp të ditës së sotme, zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashmte Iraniane, Behram Kasimi ka reaguar duke iu përgjigjur kështu deklaratave të ministrit të jashtëm turk, Mevlut Çavushoglusë: “”
“Përgjegjësit për problemet e sigurisë në rajon janë ata që vrapojnë pass ëndrrave për të ndërtuar perandori.”
“Përpjekjet e atyre që vrapojnë pas ëndrrave primitive për t’u kthyer në kohën e parandorisë bëhen shkak për hedhjen e hapave të jashtëligjshëm madje edhe të ndaluara fetarisht në mbështetje të grupimeve terroriste në një mënyrë apo tjetër duke shkaktuar dhunë, derdhje gjaku dhe destabilitet në rajon. Është e pamundur që të mendojnë se mund të shpëtojnë nga përgjegjësia e këtyre hapave duke devijuar temën.”
Durimi ynë kundrejt Turqisë ka një kufi
Sipas asaj që bën me dije agjencia inormative persiane, Behram Kasimi është shprehur kështu në lidhje me deklaratat e Mevlut Çavushoglusë:
“Turqia është një vend fqinj shumë i rëndësishëm. Turqia ka fituar shumë nga ndihma jonë, veçanërisht në periudhën pas tentativave të dështuara për grusht shteti. Ata e dinë shumë mirë sesa e ka qënë vlera e ndihmës së Iranit ndaj tyre. Nuk e di nëse duhet ë më japin të drejtë, apo jo? Megjithatë, situata e parregullt, e destabilizuar dhe shqetësuese e Turqisë, i bën politikanët e këtij vendi të thoë fjalë dhe ndërmarrin veprime të pahijshme. Me siguri ata nuk i mendojnë mirë rezultatet që mund të vijnë nga veprimet e tyre. Ndoshta ata me reagimet e tyre që burojnë nga frustrimi dhe devijimi i çështjeve dhe drejtimi i vendit drejt politikave tërësisht të gabuara janë një mbulesë e problemeve të tyre të zakonshme.
Do të ishte mirë që ne të tregohemi më të duruarë, ne nuk dëshirojmë që mes nesh dhe Turqisë të ketë problematika dhe fjalëshkëmbime të këtilla. Do të jemi durimtar ndaj çështjes së Turqisë, megjithtë edhe durimi ynë ka fund.
Shpresojmë që turqit të përdorim më shumë zgjuarësinë dhe urtësinë në veprimet e tyre dhe deklaratat që bëjnë në lidhje me Iranin, që të mos lindë nevoja për kundërpërgjigje. Shpresojmë që kjo ngjarje t’i ketë dhënë fund kësaj sjelljeje dhe të mos përsëritet më. Nëse miqtë tanë në Turqi vazhdojnë të ripërsërisin gabimet e tyre ne do të detyrohemi t’i kundërpërgjigjemi dhe nuk do të qëndrojmë të heshtur.”
Burimi: Yakın Doğu Haber